Pritje e “ethshme” e Rex Tillerson për të takuar Med(i)uzën

4 Shkurt 2017, 20:26Blog TEMA

Nga Anri Bala

Lajmin në televizionin shqiptarë “ABC” News, që shpesh herë “ngel në klasë”, se: “Fatmir Mediu ka takuar Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Rex Tillerson”, i cili nuk kishte as gjysëm ore që ishte votuar nga senati amerikan, mu duk një lajthitje pa dashje… por me qëllim, nga ana e gazetarëve tonë pa gazetari. “Gjella me kripë, por kripa me karar”, thotë populli ynë i dashur.

Por lajmi i Mediut se kishte takuar Tillersonin, nuk kishte as kripë e as karar. Puna e këtyre xhambazëve, që vetëm gazetarë nuk janë, është të të mashtrojnë ditën për diell! Por ndodh shpesh, që stili dhe banaliteti që përpiqen të ndërtojnë mashtrimet, shpesh të fyejnë rëndë inteligjencën!

Me të njëjtën mënyrë, konstante të pandryshuar, ato vazhdojnë të mashtrojnë gjithë opinionin, duke menduar se vërtetë jemi “dele”. Por më shumë më habit fakti, si ka mundësi që se kanë kuptuar ende, që ne nuk “hajmë bar”?! Një dizinformim i tillë është i dënueshëm, sidomos kur bëhet në mënyrë të qëllimshme për çeshtje që kanë impakt kombëtarë dhe aq më tepër kur këto bëhen për përfitime qesharake.

Mediat e “gjirizit”, do i quaja të gjithë ato media që i shërbejnë qëllimeve dashakeqe në interes të disa individëve të damkosur në Shqipëri, me vulën e krimit. Bashkëpunëtor në krim, janë të gjitha ata që japin lajme për qëllime të ndyra dhe për të manipuluar opinionin e qindra mijëra shqiptarëve, që duan t’i paraqisin “djajtë” tanë si “engjëj” të bekuar nga Amerika!

I tillë ishte dhe lajmi i publikuar dy ditë më parë nga “ABC”, tallës dhe fyes! Sipas televizionit informativ, “djallushi” jonë kishte takuar sekretarin e sapozgjedhur Tillerson! Televizioni ynë, një nga më të mëdhenjtë në vend, me një reputuacon si media e pavarur, me sa duket qenka kthyer në një media të “pazarit”!

Nuk mendoj se janë aq profan gazetarët e atij televizioni, sa nuk e dinë, që Med(i)uza nuk e ka takuar kurrë Rex Tillerson?! Madje nuk ka as shansin më të vogël të lëvizë pranë tij. Nuk besoj se nuk e dinë këta gazetarë, që sekretari amerikan është figuara e dytë e shtetit, pas presidentit?!

Nuk mendoj se e kanë harruar Nishanin, presidentin e Meduzës, jo atë timin… që priti dy orë si “zarë shapkash” në aeroportin e Rinasit, vetëm për t’i dhënë dorën ish-Sekretarit të Shtetit, John Kerry. Nuk mendoj se janë kaq injorantë sa të besojnë, që Miri është pritur në takim nga Tillersoni si… republikani i vetmuar pa republikë! Aq të zellshëm ishin në mashtrim, sa për pak nuk shkruajtën se Tillerson priste me padurim të takonte Meduzën, i cili u vonua për shkak të trafikut.

Nuk besoj se e kishin seriozisht për diskutimin që kishin zhvilluar mes tyre, pra mes Tillerson dhe Meduzës, se zgjedhjet në Shqipëri janë të rrezikuara dhe se hashashi po lulëzon si në kohën e “Lulëzimit të madh”, sepse do tregoheshit edhe më qesharak. Gajasesh vetëm ta imagjinosh, jo më ta shkruash!

Do ishte fyerje e madhe për shqiptarët, që fatet dhe hallet tona, do i’a trasmetonte një askush, që akoma nuk ka marrë nga (pa)drejtësia e këtij vendi, atë që i takon… drejtësinë ose qelinë. Por ju u paguat dhe bëtë detyrën me variantin: “Ma varën, s’ma varën, unë bëj detyrën si anti-qytetarë”

Shqiptarët i “bindët”, që aq shumë e ka marrë inat Amerika Edi Ramën, sa është gati t’ia qaj hallin çdo shqiptari të ndershëm apo kriminel, vetëm atë mos ta takoi. Madje i “siguruat” se ambasadori Donald Lu do të largohet, sepse kërkon të kemi shtet ligjor dhe ndaj ka shkuar në Amerikë misionari i parë Meduza.

Jeni të poshtër që sajoni intriga politike të rëndomta, që do i’u “gremisin” bashkë me valë, në gropën me erë të keqe mediatike. Ju i keni parë talljet dhe fyerjet e komentuesve “dele” nëpër rrjete sociale?! Por prapë ju nuk skuqeni dhe as nuk zverdheni, sepse jeni pjesë e të paftyrëve, që edhe ju si ata, meritoni të pështyheni në surrat.

Një gabim ka edhe Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila as më shumë dhe as më pak e ka një zëdhënës. Është detyrë e kësaj ambasade të sqaroj opinionin për të vërtetën! Të demaskojë këta xhambaz ordiner, por jo budallenj, që mashtrojnë opinionin publik në emër të Amerikës, sigurisht duke përdhosur me të tilla lajme autoritetin e saj.

Qytetari i thjesht mendon pak, ndaj kur nuk flet i “zoti”, e ka të thjesht të thotë: Në djall Amerika e shpresës! Amerika që do na ndihmonte për drejtësinë, sot po “bashkëpunon” me ata që duhet të ishin para drejtësisë! Ndaj është e pafalshme prej jush mosbërja e përgënjeshtrimit të lajmit, që ky “gjiriz” mediatik, të mos “qelbi” më vendin!

6 komente në “Pritje e “ethshme” e Rex Tillerson për të takuar Med(i)uzën”

  1. Drejtësia says:

    Ai plehr duhet të plaset në qeli se ka lyer duart me gjak shqiptarësh.

  2. koha jone says:

    Amerika per momentin ka punet e saja ,por do te filloj shume shpejt te merret me politiken e jashteme . Ne Shqiperi ata jane te sigurte qe Donald Lu perpiqet me cdo kusht te spastroi gjithe keto ZAR SHAPKASH ,POR CAKENJTE E BERISHES JANE VERSULUR , QE MOS TI PRISHET STROFKULLA E KORRUPSIONIT .

  3. Toni says:

    Te lumte pena Anri, gazetare si ti dhe Artan Hoxha i duhen ketij vendi. Shkruani me teper, demaskojeni kete llum qe po e mbyt vendin.

  4. petrit says:

    Ky Medihoxha Eshte takuar ndoshta edhe me DIVEROLIN ,Po ka ndonje foto me te ta postoje ,se doemos “Miq te vjeter ” .

  5. Tirana says:

    E kini gabim zoti artikullshkrues. Jo fatmir Mediu takoi Sekretarin e shtetit Tillerson.po e kunderta , sekretari i shtetit Tiellson kerkoi te takonte Fatmir Mediun pas emrimit. Kur mori emrimin dhe presidenti Trump i dha doren i tha: ” Edhe senatit ia mbushi mendjen republikani i PD Fatmir Mediu qe rane dakort per JU.
    – Si !? Po cili eshte ky Fatmir Mediu republikani i PD-se,pasi dua ta takoi menjehere.?
    – Kur nuk ditkerke per Fatmir Mediun ,republikanin i dale deputet nga PD, autorin e shpikjes se bombes ne Gerdec, nuk e meritoke,pastaj kete post.
    – Jo per te degjuar kam degjuar per bomben e Gerdecit,po emrin e kam ditur per nje Sypeshkaqen , si i therrisnin Shkelzen Berishes. . Pas kesaj bisede ,sekretari Tillerson shkoi per te takuar Fatmirin,po ai kishte ikur se nuk mund te priste me gjate …… Ja kjo eshte e “verteta”

  6. alphade says:

    Ama doli ne fotografi me Tillersonin – Medi-uza !?
    E ndryshoi rrjedhen e hiistorise ,i ngriten veshet
    demokrate e republikani shqiptar !
    Kur e ka pyetur Tillersoni ,Mediagain se sa depu-
    tete kini ne parlament ju,te partise Republikane
    ne Shqiperi,Mediu eshte pergjigjur vetem une !
    dhe zoti Tillerson me vete ka thene : ” fuck you” !
    Amerika ka shumicen derrmuese ne Kongres ,
    Republikane ,ndersa ky vetem na qenka deputet
    republikan ! Nje fotografi dhe ik e pirdhu !
    Kenaqen fanatiket demokrate,republikane,soj
    e sorollop i Vicidolit ..!!! Kenaquni,gezoni,hidhni valle , zoterinj !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje