Vota e Shqipërisë për armët bërthamore, Nishani kundër Bushatit: Nuk kam asnjë informacion nga ministri

6 Shkurt 2017, 18:38Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar përmes një njoftimi për mediat në lidhje me deklaratën e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili tha sot se për votën kundër për armët bërthamore ishte njoftuar Presidenti i Republikës.

Presidenca thotë se nuk ka marrë asnjë shkresë apo njoftim nga Ministria e Jashtme lidhur me këtë çështje dhe se ministri i Jashtëm dezinformon institucionet me deklaratat e tij.

Reagimi i plote i Nishanit:

Nisur nga deklarata e bërë sot në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, nga Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Ditmir Bushati, për votimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të rezolutës për armët bërthamore, sqarojmë se, Deklarata e Ministrit Bushati se: “Presidenti i Republikës, ka marrë sqarim po në rrugë institucionale”, është krejtësisht e pavërtetë!

Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron gjithashtu opinionin publik se, nisur nga detyrimet dhe ndjeshmëria e marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe vendet e saj Anëtare, më 11 janar 2017, me shkresën nr.52, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, ka kërkuar informacion nga Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Ditmir Bushati, mbi qëndrimin e mbajtur nga Shqipëria në votimin e datës 23 dhjetor 2016 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën e hapjes së negociatave për traktatin e ndalimit të armëve bërthamore.

Informacioni është kërkuar edhe mbi arsyet dhe argumentet e marra në konsideratë për formulimin e qëndrimit, si dhe konsultimet e zhvilluara me vendet partnere për këtë rezolutë.

Deri më sot nuk ka patur asnjë informacion apo shpjegim me shkrim apo verbal të ardhur nga Ministri i Punëve të Jashtme për Presidentin e Republikës. Institucioni i Presidentit të Republikës kërkon nga Ministri i Punëve të Jashtme të mos dezinformojë strukturat e Kuvendit të Shqipërisë dhe opinionin publik me të pavërteta, veçanërisht për çështje kaq thelbësore për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet aleate strategjike dhe partnere në NATO, ndaj ftojmë Ministrin e Jashtëm të bëjë publike shkresën të cilën ai pretendon se ka informuar në rrugë institucionale Presidentin e Republikës!

5 komente në “Vota e Shqipërisë për armët bërthamore, Nishani kundër Bushatit: Nuk kam asnjë informacion nga ministri”

  1. Sali Kari says:

    Sakati i mutit

  2. Toni says:

    Po ik o dordolec dhjeraman. Edhe po nuk te kane njoftuar shume mire kane bere.

  3. po cfar te lajmeroj ty mor mavri me boj ti nuk je as per te fshir halet e qytetit dhe jo te jesh presindet i shqiperis ti do gelesh turpi me mall qe ka patur presindent shqiperia dhe nuk do ta besoj kur qe do ket tjeter presindet si ty shqiperia ,ti je nje lolo dhe truthar dhe servil dhe spiun te gjitha te keqiat i ke ti o bujar ti sje as bur as grua ti je nje cop mish me dy sy

  4. shqip says:

    Po ti ishe i zene me kesh e sig . Keshtu qe e pame te udhes te merresh me balilin e jo me armet berthamore. Tipiku i otomanit. Verini ne koke nje nga sto festet e kuqe me xhufke, dhe do me jepni te drejte. Po si innorante dhe cmrezinj qe Jane, kerkojne gjithmone perplasje. Mjafton te terheqi vemendjen nga reforma, bejne çdo gje per ta penguar. O idiot, mender presidenti i shqupit, edhe bufi e di qe min nuk dejlaron tjera te pa dokumentuara. Aty i ke shkresat. Po thuaj zareve te tu qe te ti japin ne kohe. Jo kur ti mbushet mendja sali dalldise.

  5. inf says:

    presidenti hajnave dhe tradhtareve je ti o sakat o mjeran o rroçke e berishes
    ik rrugaçi shkolles bashkume ik o qelbesir hajni trojeve ik se misioni jot
    ka perufundu qysh diten qe ti more shkopin o shkopi saliut o doroleci saliut o presidenti saliut je ti
    ptyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy horri sakat hajn perçares pa din e iman je ti o lolo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje