“Wall Street”: Investimet në Shqipëri, më të sigurta se kurrë. Ja arsyet!

6 Shkurt 2017, 16:48Ekonomia TEMA

Vetëm pak ditë pasi Banka Botërore shpërbleu “besimin e rikthyer tek ekonomia shqiptare” me një paketë të re financimesh, gjiganti botëror i vlerësimit të riskut, “Standard & Poors” ka konfirmuar se investimet në Shqipëri nuk kanë qenë kurrë më të sigurta se tani.

“S&P” rikonfirmoi vlerësimin B+ për Shqipërinë, një nivel rreziku mesatar, por për herë të parë shkruan se po merret në konsideratë rritja e vlerësimit në BB, çka do të ishte historike për vendin tonë.

Rezultat i reformave “pozitive”, të veçuara edhe nga “S&P” ishte edhe norma historike e investimeve të huaja të shënuara në 2016-n, të cilat tejkaluan 1 miliardë euro, duke qëndruar në nivelin e 9% të PBB-së, çka e rendit Shqipërinë të dytën në Ballkan pas Malit të Zi përsa i përket aftësisë përthithëse të investimeve të huaja.

Këto janë të gjitha arsyet, të nxjerra nga deklarata e plotë e “Standard & Poors”, se përse ia vlen të investosh në Shqipëri:

Rritja ekonomike do të mbetet e qëndrueshme gjatë periudhës 2017-2020, mbështetur edhe nga konsolidimi buxhetor i buxhetit të shtetit.

Konsolidimi fiskal vazhdon, ndërsa rreziku që parashtron borxhi i jashtëm është në rënie

Zbatimi i paketës së dakordësuar me FMN gjatë tre viteve të fundit ka ndihmuar veçanërisht në stabilizimin e kuadrit fiskal, si dhe në përmirësimin e defiçitit buxhetor që në 2016-n ishte prej vetëm 1,7%, nga 5,2% në 2014-n.

Shqipëria ka një performancë më të mirë se vendet e tjera të Ballkanit përsa i përket kuadrit fiskal dhe financiar.

Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e institucioneve.

Borxhi që sot është në nivelin e 71%, deri në 2020-n parashikohet të ulet në nivelin e 60% të PBB-së.

Zbatimi i projektit TAP në dy vitet e ardhshme do të rrisë në të paktën 11%, të raportit me PBB-në, volumin e investimeve të huaja direkte (minimum 1,3 miliardë euro në vit).

3 komente në ““Wall Street”: Investimet në Shqipëri, më të sigurta se kurrë. Ja arsyet!”

  1. Eric Fawkes says:

    Qe te jemi te qarte. Standart&Poor’s eshte po ajo agjensi rating-u qe vleresoi me AAA “Lehman Brothers” vetem dy dite para falimentimit.
    Vete shefja e S&P ne ate kohe pranoi se pagesa e saj varej nga kompanite qe vleresonte. Pra ajo nuk mund te vleresonte keq asnje banke institucion apo shtet per sa kohe ai paguante per nje vleresim te mire.

    Standard & Poor’s è accusata di manipolazione pluriaggravata e continuata del mercato finanziario. Cinque persone accusate: gli analisti Eileen Zhang e Frank Gill, dipendenti dell’agenzia con sede a Londra, e Moritz Kraemer, dipendente di Francoforte, anche il responsabile dei servizi per l’Europa e l’Africa Yeann Le Pallec e l’ex presidente di Standard & Poor’s, l’indiano Deven Sharma. Nella lista degli indagati è finita anche l’amministratore delegato per l’Italia di S&P Maria Pierdicchi, con l’ipotesi di favoreggiamento degli analisti stessi. Nelle conclusioni del pubblico ministero si contesta agli imputati di aver attuato il 20 maggio, il 23 maggio e il 1º luglio del 2011, “una serie di artifici concretamente idonei a provocare una destabilizzazione dell’immagine, prestigio e affidamento creditizio dell’Italia sui mercati finanziari”. Il pm e la Guardia di finanza contestano a S&P anche l’aggravante di «aver cagionato alla Repubblica Italiana un danno patrimoniale di rilevantissima gravitá», che dovranno risarcire.
    Mario Draghi, Presidente della Banca centrale europea, il 24 gennaio 2011, ha detto al Pubblico Ministero della procura di Trani: Bisogna fare a meno delle agenzie di rating: sono altamente carenti e discreditate.
    Nga procesverbali i prokurorise Italiane te Tranit.

  2. arsen says:

    po tani ca supozohet te themi? apo mashtrime si gjithmone?

  3. gani says:

    S’ka rëndësi. Që nga mjedisi i investimeve është i mirë, pse të gjithë investitorët e huaj të lëvizin jashtë Shqipërisë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje