Zbardhen provat që identifikuan Shkëlzen Hasanpepaj si autorin e dyshuar te atentatit me armë ndaj Florenc Capjes dhe Bledar Muçës. Abc News disponon vendimin e gjykatës së Elbasanit, që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë ndaj 19 vjeçarit Hasanpapaj, i arrestuar në Holandë.
Shkëlzen Hasanpepaj, i dyshuar si autori i atentatit me armë ndaj Florenc Çapjes dhe Bledar Muçës, kishte lënë shumë prova mbrapa.
Abc Neës ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatës së Elbasanit, e cila ka caktuar në munngesë masën e sigurisë “arrest me burg” për të riun Hasanpepaj tashmë i arrestuar në Holandë. Në vendimin e gjykatës, janë renditur provat e gjetura dhe ekzaminimet e kryera, që dërguan prokurorin dhe policinë në zbulimin e autorit të atentatit të 6 qershorit 2016.
Sipas vendimi të masës së sigurisë, thuhet se në vendin e ngjarjes, në lagjen “5 Maji” rruga “28 Nentori” të qytetit të Elbasanit, konkretisht përball ish-kirurgjise së vjetër janë gjetur 17 gëzhoja të armës “kallashnikov” dhe një bisht cigare. Pak metra nga vendi i ngjarjes, është gjetur arma e llojit “kallashnikov” dhe disa metra më tutje, policia ka gjetur e sekuestruar një xhup, një çantë ushtarake dhe një palë doreza.
Të gjitha këto prova i janë nënshtruar ekpsertimeve të ndryshme, ku janë gjetur disa mbetje që kanë mjaftuar për të kryer ekzaminimin e profilit të ADN-së. Nga këto ekspertime, thuhet në vendim, është krijuar një profil i personit të dyshuar për vrasjen e mbetur në tetnativë ndaj Florenc Çapjes dhe mikut të tij Bledar Muça. Si dhe plagosjen e punonjëses së policisë, e cila po kalonte rastësisht pranë vendit të ngjarjes. Sipas policisë, nga burimet operative ishin krijuar dyshime se autori është Shkëlzen Hasanpapaj i cili ishte larguar nga Shqipëria.
Për të provuar lidhjen e tij me armën, rrobat dhe vendin e ngjarjes, me vendim gjykate, babait dhe vëllait të të dyshuarit i janë marr mostra të pështymës për të krahasuar me ADN-n e personit të gjetur në provat e sekuestruar.
Pas ekzaminimit të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik dhe policisë shkencore, ka rezultuar se profili i ADN-së së gjetur në vendin e ngjarjes, është i njejti me të dhënat e marr nga ADN-ja e babait të të dyshuarit. Ndërsa i vëllai tjetër i autorit të dyshar, që jeton në Elbasan, është përjashtuar nga përfshirja e tij në ngjarje, pasi profili i tij i ADN-së nuk korespondon me mostrat e shfrytëzuara për ekzaminim.
Pas këtij ekspertimi, policia dhe prokuroia kanë ngritur dyshimet se autori i këtij atentati është Shkëlzen Hasanpapaj, i cili ishte proceduar dy herë të tjera në Itali. Por, pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar, autoritet holandeze kanë bërë prangosjen e tij.
ADN e te gjithe nejrzve eshte e ngjashme ne masen deri 90%. I bejne test babait dhe identifikojne ADN e atij tjeter…vetem ne Shqiperi!