Vdes foshnja gjatë lindjes në maternitetin “Koço Gliozheni”, në hetim gjinekologia

8 Shkurt 2017, 15:30Kronika TEMA

Ndëron jetë një foshnjë në maternitetin “Koço Gliozheni” apo në “maternitetin e ri” siç njihet ndryshe.

Foshnja e gjinisë femër ka vdekur që në momentet e para të ardhjes në jetë.

Policia ka sekuestruar menjëherë kartelën e pacientes dhe pritet akti i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së foshnjes.
Bëhet me dije se për ngjarjen është marrë nën hetim edhe gjinekologia e maternitetit me inicialet M.M e cila ndoqi rastin.

Të dhënat e para tregojnë se nëna e foshnjës është paraqitur për të lindur në maternitet gjatë orës 19:00 pa probleme serioze.
Problemet mësohet se kanë ardhur gjatë procesit të lindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje