Politikat fiskale në mbështetje të rritjes ekonomike”, Ahmetaj në takimin e konstituencës së FMN në Romë

8 Shkurt 2017, 18:27Ekonomia TEMA

Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, morën pjesë sot në Takimin e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që u zhvillua në Romë, me pjesëmarrjen e vendeve anëtare si Italia, Shqipëria, Greqia, Malta, Portugalia dhe San Marino.

Tema kryesore e takimit të organizuar nga Ministri i Ekonomisë Patrizio Pagano ishte “Politikat fiskale në mbështetje të rritjes ekonomike”, ku u diskutuan zhvillimet e përgjithshme të ekonomisë globale, impakti i tyre në ekonomitë e vendeve dhe masat që secili vend ka marrë në mbështetje të rritjes ekonomike dhe konsolidimit fiskal, duke marrë parasysh edhe kufizimet e ndryshme buxhetore.

Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj u përqendrua tek masat që Shqipëria ka ndërmarrë në tre vitet e fundit, për të kapërcyer situatën e vështirë ekonomike që trashëgoi nga viti 2013, ku problemi kryesor ishte akumulimi i një mase të madhe detyrimesh të prapambetura dhe borxhi i lartë publik që përbënin risqe serioze për ekonominë me një rritje statistikisht prej 1%.

Ai u ndal tek arritjet kryesore të programit tre-vjecar të qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar, një program që sikurse e theksoi Ministri, ishte i suksesshëm dhe arriti objektivat e tij kryesorë.

“Politikat fiskale janë ciklike dhe anticiklike dhe në varësi të kontekstit në të cilin ato zbatohen, jo gjithmonë arrihet të ketë përputhje mes politikave fiskale dhe rritjes ekonomike. Pra ka një mungesë përputhshmërie në kohë mes politikave fiskale që ndërmerren dhe rritjes ekonomike. Ne jemi munduar të fokusohemi dhe të zbatojmë ato politika fiskale që nuk e dëmtojnë rritjen, duke gërshetuar hapësirën tonë fiskale me shpenzime që nxisin rritjen ekonomike” – tha Ahmetaj.

Në këtë kuadër, Ministri e vuri theksin edhe tek reformat e ndërmarra në sektorët kycë të ekonomisë dhe impaktin e tyre pozitiv, të reflektuar në shifrat e rritjes ekonomike, punësimit, besimit në ekonomi dhe projeksionet e qeverisw shqiptare, FMN dhe BB për përshpejtimin e rritjes dhe vazhdimin e konsolidimit fiskal në periudhën në vijim.

6 komente në “Politikat fiskale në mbështetje të rritjes ekonomike”, Ahmetaj në takimin e konstituencës së FMN në Romë”

  1. genti says:

    realisht mbetet per tu vlersuar per kete perpjekje dhe pune te madhe qe po ben, vlersim i vecante per qeverine dhe punen e shume cilesore qe po perpiqet te beje…

  2. genti says:

    realisht mbetet per tu vlersuar per kete perpjekje dhe pune te madhe qe po ben, vlersim i vecante per qeverine dhe punen e shume cilesore qe po perpiqet te beje…

    1. ilir says:

      pjesmarrja ne tryeza si keto dhe bashkepunimi me ekonomi shume here me te qendrueshme jane nje suport i madh per vende si shqiperia per te promovuar dhe marre rekomandime se si mund te behen pune dhe me te mira

  3. ola says:

    te vazhdohet perpara keshtu se me pune dhe vetem me pune arrihet dicka dhe ju mbyll gojen mendjeve te liga…

    1. turi says:

      puna e palodhur per ta nxjerre ekonomine nga gropa ku qe zhytur vit pas viti ka qene dhe vazhdon te jete i veshtire kam besim se gjerat do ecin ne rruge te duhur pasi njerzit qe drejtojne jane te perkushtuar e me vizion

  4. gjergj says:

    Pergezime per punen e bere e suksese te metejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje