Nëpërmjet medias greke dhe më pas asaj vendase, mësuam që një gjykatës i vendit fqinj ka dëbuar nga Greqia dhe ka shpallur “non grata” një djalosh shqiptar, vetëm 17 vjeç. Ka shumë rëndësi mosha në këtë rast, sepse i riu nuk ka mbushur ende moshën madhore dhe të paktën për të duhet të ishte shprehur një gjykatë për minorenët.
Nejse, le të zbulojmë këtu, së bashku çfarë “krimi” të rëndë ka bërë ky fëmijë që meriton dëbimin dhe shpalljen “non grata”, thua se është agjent i shërbimeve inteligjente armike ose frymëzues i grupeve anarkiste apo terroriste.
Ky djalë ka bërë një foto me shpinë në Portin Paksu në Pargë të Çamërisë. Në këtë foto ai shfaqet poshtë flamurit të Greqisë duke bërë me pëllëmbët e tij simbolin kombëtar të shqiponjës së Shqipërisë. Ky është krimi që ka vënë në lëvizje autoritetet fqinje, në radhë të parë të hetojnë për të identifikuar këtë “kriminel”, 17 vjeçar. Më pas ka dalë një gjykatës dhe ka dhënë këtë vendim. Disa jave me parë një grup rekrutësh me origjinë shqiptare u denuan për te njejten arsye.
Kaq qesharake dhe absurde është e tëra kjo, sa dëshiroj të mos jetë e vërtetë gjithçka është raportuar nga gazetat greke dhe shqiptare.
Askujt nga ne këtu në Kuvendin e Shqipërisë apo në qeveritë që kanë qenë, kjo që është dhe do të vijnë më pas, nuk mendon se kemi të drejtë të ndalojmë simbolet kombëtare të pakicave etnike apo kulturore. Besoj se bëjmë mirë që mos të ndrydhim askënd të jetë i lumtur për orgjinën e tij bullgare, malazeze, greke, ballkano-egjyptiane, rome e kështu me radhë. Askush nuk fiton duke ndrydhur tjetrin. Kudo që një grek e ka ngritur kulmin e tij nëpër në Shqipëri, e këtu nuk flas për zonat e minoritetit, por kudo le ta shpalosë flamurin e vet dhe të bëjë me pëllëmbë çfarë zogu të dojë; kumurie, harabel, sorrë, petrit apo kanarinë. Unë, e para nuk do të lejoja askënd të guxonte të ndëshkonte dikë, sepse është krenar që i përket një kombi fqinj apo të largët. Kjo është demokracia që mëkon lirinë dhe bashkë me të tolerancën ndaj tjetrit, i cili është më pak se ty, më i vogël se ty.
Në Itali, kurrkush nuk ka ndaluar arbëreshët të festojnë me simbolet e tyre kombëtare, të lëvrojnë gjuhën, të thonë meshë në shqip. E njëjta sjellje është në këtë vend ndaj komunitetit grek në Brindizi. Shembuj ka plot nga vendet perëndimore, nga anëtarët e Bashkimit Europian, ku Greqia bën pjesë. Në fakt, me këto standarte të demokracisë çudi është që janë pjesë e një Bashkimi që ka për simbol lirinë, tolerancën.
Bashkëatdhetarët tanë në Greqi nuk kanë kurrfarë të drejte. Nuk ushtrojnë të drejtën e tyre të mësimit të gjuhës shqipe, veç disa kurseve gjysëm ilegale. Nuk festojnë dot me simbolet kombëtare, nuk ushtrojnë dot besimin e tyre, përveç në greqisht dhe në kishën greke. Myslimanët, katolikët, ungjillorët, por edhe ortodoksët shqiptarë jo vetëm nuk e thonë dot faljen apo meshën në shqip, por as fëmijët e tyre nuk i bekojnë dot apo t’i pagëzojnë sipas ritit të besimit që kanë. Duhet medoemos t’i “vaftisin” dhe t’i shndërrojnë në Jorgo, Vangjel, Spiridhon. Të më ndjejnë personat që mbajnë këto emra, sepse nuk e kam me bukurinë që ato përcjellin, por me dhunën shtetërore që t’i vendosin.
Unë mora shkas nga një djalë i ri, ende i mitur, i cili duhet të shkojë mbrapsht, sepse i pëlqen të thotë se është shqiptar. Ky është fashizëm! Po, po ky është fashizëm!
Hebrenjtë, jo shumë larg në kohë, u sulmuan pikërisht tek krenaria e tyre kombëtare, besimi, historia e tyre. Atje u gjet e keqja dhe fillimisht i shenjuan që t’i dallojnë nga të tjerët, pastaj i grumbulluan, në fund i dëbuan për në kampet e përqendrimit.
Edhe në atë kohë etërit tanë kombëtar mbrojtën më të dobëtit. Një emër i lartë që e kemi harruar, e të paktën mund ta vendosnim në një rrugë a shesh në Pukë, është treguar zotni i vërtetë në atë kohë; Kolë Bibë Miraka, ish-ministri i brendshëm dha pasaporta shqiptare për mijëra hebrenj, të cilët me to u hodhën përtej në Italinë e Jugut të çliruar.
Duhet të respektojmë sot, më shumë se kurrë katër anëtarët e ndritur të Këshillit të Naltë të Regjencës, Patër Anton Harapin, Mehdi Frashërin, Fuat Dibrën, Lef Nosin. Këta burra të lartë duhen respektuar, sepse jo vetëm rishpallën mëvetësinë e Shqipërisë pas pushtimit fashist, por sepse nuk i dorëzuan asnjë emer hebreu Gestapos.
Përse jua përmenda këto?
Sepse kjo jemi ne, shqiptarët. Këtë kemi trashëguar si vlerë. Lirinë dhe dashurinë për tjetrin. Prandaj, këtu është mëse e zakonshme që në një dasëm të këndohet edhe kënga italiane, edhe ajo greke. Kështu jemi gatuar.
Por ama, fqinjët tanë janë krejt e kundërta. Ata janë gatuar nga shembulli i heroit të genocidit. Po ju përmend vetëm një; Napoleon Zervën. Prandaj, një gjykatës në Parga ka burim frymëzimi vetëm dëbimin.
Dhe dëbimin e njohin fort mirë shqiptarët e Çamërisë dhe gjithë jugut. Kjo është arsyeja që kërkojmë ngritjen e Komisionit Hetimor për zbardhjen e kësaj tragjedie. Një komision që po keni drojë ta ngrini, sepse nuk di ç’dreqën ju flasin në vesh, por me siguri në gjuhën greke ju pëshpërisin. Ne do flasim dhe do ngulim kembe fort që të na dëgjojë dhe Athina dhe kush nuk do në Tiranë apo dikujt që duhet ti mësohet veshi me termi Çameri. Çështja shqiptare e genocidit mbi shqiptarët e çamërisë nuk është çështje e humorit me greqinë por e diplomacisë shqiptare e europiane. Aty është rruga jonë e aty do ta kërkojmë të drejtën tonë.
Na kerkojnë të jemi të duruar e të ulim kokën ndaj fqinjit. E vërteta është që jemi treguar te kujdesshëm e luajalë gjithë këto vite me çështjen Çame , kemi pritur që ti japin zgjidhje të tjerat parti politike pushtetare e jo pushtetar, e verteta është që partitë luftojnë për pushtet dhe kauzat e mëdha ose i harrojnë ose mundohen ti varrosin rrugës. Kjo ështe arsyeja që ne nuk harrojmë, nuk do harrojmë kurrë që politika kërkon përkushtim, dinjitet dhe guxim, guxim për ta mbajtur kokën lart përpara agresorit dhe të thuash të vërtetat jo me gjysëm zëri por fort dhe bindshem.
Kjo qeveri nuk mund të rrijë duarlidhur, nëse lajmi për dëbimin e djaloshit të shqiponjës është i vërtetë. Ambasadori i Greqisë duhet të ishte thirrur me urgjencë në Ministrinë e Jashtme. Një Notë proteste duhet të ishte hartuar me kohë e me vakt, ndërsa djali i dëbuar duhet marrë, arsimuar në shkollat më të mira të Shqipërisë, pa kurrfarë shpenzimi. Duhet formuar ai çun që nesër të jetë një mendje për të bërë para në Shqipëri dhe jo vetëm. Nuk mund të lëmë në mes të rrugës dikë që nuk ka drojë të bëjë simbolin e kombit të tij. Nuk mund të na kompleksojnë deri në këtë pikë, sepse pas kësaj na pret vetëm një udhë; asimilimi.
*Fjala e deputetes se PDIU sot në Kuvend
Asimilimi si cke me te.
Parga eshte tjeter gje dhe Paksi eshte tjeter gje. Jane dy komuna te ndryshme ku asnjera nuk eshte e tjetres. Per me teper Paksi eshte ishull. Prandaj te thuash “ne portin Paksu ne Parge te çamerise”, mesuesi te thote; Ik ulu ne vend se more 4 me yll moj nusja e çamit, se je e pastabilizuar ne hapsire dhe ne kohe me kete togfjalesh. Me pak fjale, n uk di per çfare po flet.
Gjithsesi jane troje shqiptare..Ku ka ballkani bithzinj vendas !! Po edhe ne Qipro ..pse shqiptari mos te jene i lire ,ne gjoksin e tij te krijoje nje shenj qe krenohet ! Jo krim as fyerje ! Kush te pengon ne jo vetem ne EUROPE po as ne bote as Korene e veriut !!!!! Majmune te civilizimit
Perpara se te beni artikuj ku gjithmone shqiptaret jane ne rolin e viktimes, eshte mire qe te informoheni sakte per ngjarjen. Djali ishte ne Paxus qe eshte ishull ne Greqi prane Korfuzit dhe ska fare lidhje me camerine, apo jane dhe ishujt Ioniane cameri tani :), se dyti i riu u deportua sepse ishte pa dokumenta. Mjaft me me keto populizma dhe meruni me hallet e verteta te njerezve.
Une nuk e di ku shtrihet ky ishull por neqoftese shtrihet ne bregdetin nga Preveza e lart ne drejtimin e kufirit shqiptare eshte ishull qe ndodhet ne ujrat came dhe nga llogjika i takon Camerise kaq gje duhet te ta prese kungulli
Mesila, nese parlamenti nuk pranon te ngreje nje komision hetimor per camerine, hap nje peticion online, mblidh nja 100,000+ firma dhe coje rezoluten ne kuvend. do detyrohen ta pranojne. une nuk jam cam, por kjo ska rendesi, se edhe camet shqiptare jane. do votoja ne peticion pro rezolutes. jam i sigurte qe nje numer shume i madh shqiptaresh do votoje.
u sa budallaqe e fillon muhabetin me djemte shqiptare qe provokojne me flamur ne ushtrine greke ne paxus e pastaj ta con muhabetin ke tokat e camerise qe duhet ti rimarim se jane tonat.jeni shume te peshtire zonja dade meqnese per kete komunitet kam dhe pak gjake te cilin mundohem ta dhjese cdo dite nate ku te mundem
Shoqja e Qifes, vertitet si pordha neper breke.
Te nxisesh publikisht urrejtjen ndaj fqinjeve dmth te cosh uje ne mullirin e tyre.
Cope mishi, por mish dhie bile.
Kjo femer eshte nje nga njollat dhe fatkeqesite me te medha qe i ka rastisur Shqiperise ndonjehere, edhe Nexhmija bashke me Gjallicen duken engjej para bjondes se palmave.
“pune camsh ,gjell qensh”
Dod e Dem !
Thuhet ” pune jevgjish gjelle qensh” dhe jevgjitet dihet se kush jane ne ate vend
Zonja artikullshkruese nuk eshte e painformuar per ngjarjen,ajo e di sakte pse u debua djali shqiptar nga Greqia .Por ajo te vertetat I shtremberon me qellim per te thene ate qe do ajo,pavaresisht se e thena e saj mbeshtetet mbi genjeshtrat .Djali nuk u denua per ate qe beri ,sepse ne fund te fundit shqiponja me dy koke eshte ne rradhe te pare symbol I orthodhokseve ,pastaj I shteteve te tjera orthodhokse si Rusia,Serbia,Mali I Zi dhe muslimane si Shqiperia. Djali u debua se ishte PA DOKUMENTA .(Ne fakt sipas ligjit ai duhej te denohej per kalim te paligjshem te kufirit). Nga ana tjeter zonje ata trimat tuaj islamike hyne me force ne shtepine e grekut nga Himara dhe hoqen me force nga prona e tij private flamurin grek. Dhe propaganda shqiptare ato koshadhe islamike dhe vepren e saj e quajti patriotizem ,ne vend qe te gjykohej nga gjykata si cenim te prones private . Prandaj zonje e nje partie islamike lereni propaganden qe beni se shqiptaret (jo poturaket shqiptare ) ju njohin dhe e kuptojne kete loje qe luani kunder pjeses europiane te shqiptareve . Se sa patriote jane ata te partise tuaj,prindet dhe gjysherit e tyre ,shqiptaret europiane e kane thene me fjalet e urta qe kane nxjerre per ta.Ju lutem botoni komentin tim!
drejt……..
Ndersa ato qe shkruan per djalin dhe fashizmin grek i miratoj, jam kunder Mesiles se “duhet t’u jemi mirenjohes anetareve te regjences naziste” sepse (vini re) “dekretuan Shqiperine e Lire nga pushtimi fashist”!!! Si e shpjegon zonja Doda qe pushtuesit naziste, te cilet po shkaterronin te gjithe Europen, e “çliruan Shqiperine nga fashizmi”? Eja ne vete zonje se ke lajthitur!
Mesilda, FUCK OFF