Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se, Shqipëria ndodhet sot në një periudhë plaçkitjeje nga të dy partnerët qeverisës.
“Nuk ka njeri të besojë se Rama dhe Meta po zihen për çështje parimesh apo doktrine”, ka thënë Patozi.
Sipas tij, në këtë situatë kemi të bëjmë me një luftë “të pazakontë” brenda llojit. “A është normale kur gjysma e qeverisë punon kundër gjysmës tjetër?”, ka thënë Patozi.
Ai ka theksuar se, përplasja nuk bëhet për probleme që me të vërtetë shqetësojnë Shqipërinë, si “për shëndetësinë falas të Ilir Beqjas, për kanabisin e Tahirit, apo për Edi Ramën që del kudo”.
“Kjo qeveri ka rënë”, ka vijuar Patozi, duke u shprehur se, dy partnerët qeverisë po përplasen “për t’i ngrënë kokën njëri-tjetrit”.
“Si t’i quajmë ministrat që denoncojnë kolegët e tyre në qeveri si trafikantë, hajdutë e përdhunues? Kjo është e vetmja në botë. Por megjithatë nuk i pengon të dy “padrinot” të thonë se koalicioni funksionon”, ka thënë Patozi.
Por më tej në fjalën e tij, ai ka kritikuar edhe protestën e paralajmëruar nga opozita, e cila është krahasuar me atë të qytetarëve në Rumani.
“Ka shumë që e lidhin protestën e 18 shkurtit me protestën në Rumani, ndërsa qeveria dhe zërat afër saj thonë se nuk mund të ketë ngjashmëri mes dy vendeve. Mund të ngjajë paradoks, por unë jam me të dytët. E mendoj këtë sepse ne jemi shumë më mbrapa se Rumania. Në Rumani po protestohet kundër zbutjes së reformës në drejtësi, ndërsa këtu po punohet për ta penguar reformën”, ka thënë Patozi.
Sipas tij, edhe reforma në drejtësi është kthyer në një betejë mes krerëve të koalicionit qeverisës.
“Rama kërkon ta rrëmbejë drejtësinë, ndërsa Meta ta mbajë kështu siç është. Kjo qeveri nuk njeh gjë tjetër veç numrave. Sali Berisha shpiku “Shqipërinë Dixhitale”, këta po e zbatojnë”, ka thënë më tej Patozi.
O ti je nga ato qe fare mire mund ti quash BQ, po afrohen zgjedhjet dhe te duhet nje mandat prandaj fill9ve ti lepihesh berishes……
jo Patoz! ose nuk e ke kuptuar me te vertete ose ben sikur nuk e kupton.shkaku i protestes e shte amnistia qe do te benin te majtet,por edhe kur ideja e amnistise ra protestat vazhduan,dhe e di pse patoz:sepse te majtet ne rumani po cenojne maredheniet ne treg,po asfiksojne ekonomine e tregut,ku ata ky fenomen u kujton cfare ka ndodhur 25 vjete me pare,shume protestuse ne Rumani (intelektuale) krahasojne psiqiken e ketyre te majteve me ata te shume viteve te pare.
..Rama Meta mund te kene nje skenar,…. ju mendoni se do te hane kokat..e keni gabim!!..ata jane me te forte se kurre edhe pse i kane drejtuar kthetrat njeri tjetri…por do zoti s’hyn ndonje i trete ne mes,se do ta haje..askush nuk do te leshoje terren.{keshtu mendoj}
Ti me mir shiko ate brilantinen qe ju ve flokeve, sa per protestat, dilni dhe i thoni popullit si e vrat,si e vodhet dhe si shitet teritoret shqiptare vetem qe te mbanit karriket. Jeni rrac me e poshter e ketij Kombi.
Z Patozi ju kemi pare ju dmth partine tuaj PD dhe partine socialiste,mbi kete baze ne si qytetare shohim se kush eshte partia qe punon per popullin,pra jeta ka treguar se ju si pd jeni fatkeqesia jeni ajo parti qe qofshi mallkuar ne jete te jeteve,jeni ajo pd qe shkateruat ekonomine e trasheguar nga sistemi i pare ,jeni ajo pd qe vellezerit veriore i armatoset per te vrare vellezerit e jugut me gjithe llojet e armeve,hapet depot e armeve ku me keto arme ska dite te mos vritet shqipetar. Perse e doni pushtetin ?! per te vrare protestues ,pers e doni pushtetin per te vjedhur ?! nuk u ngopet ?! Perse e doni pushtetin ?! per te shitur vendin?! Perse do te beni proteste per te shpetuar nga vetingu per te rritur elektoratin ?! Nuk ju funksionon truri, partia juaj eshte ne gjendje klinike eshte ne kome ajo po vdes ,kete e verteton zgjedhjet lokale qe keni bere ,populli nuk ju mbeshtet, me ata nuk sakrifikojne jeten apo interesat e familjes per ju pjelle e keqe,cfare do qe te beni ju para vetingut do te jepni llogari kete po presim ne qytetaret,qofshi te mallkuar.