Një turmë e inatosur hodhi në flakë një grua, e cila dyshohej se kishte vrarë një fëmijë vetëm dy vjeç.
Policia braziliane kishte arrestuar 30 vjeçaren, por me dhjetëra njerëz u futën brenda komisariatit të policisë, e nxorën ato jashtë duke e tërhequr për flokësh dhe pasi i vunë flakën disa makinave e hodhën aty.
Gruaja dyshohej se kishte ndezur një zjarr, nga i cili humbi jetën fëmija i vogël dhe u plagos një 5 vjeçar.
Policia kërkoi ndihma të tjera që të mund të qetësonte situatën, ndërsa 30 vjeçarja pësoi dëmtime të rënda.