Fier, i morën 30 mijë euro me anë të kanosjes, policia arreston dy persona

10 Shkurt 2017, 09:29Kronika TEMA

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Dërmenasi”, duke arrestuar dy shtetas të cilët akuzohen se kanë kanosur një shtetas për t’i marrë atij një shumë të madhe eurosh.

Nezir Bullaku dhe Afrim Berisha, të dy banues në Dërmenas të Fierit, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes shtetasin me iniciale E.R.

Në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë duke e kanosur deri ditën e sotme shumën prej 31 500 euro këtij shtetasi.

Në momentin e arrestimit, shtetasve Nezir Bullaku dhe Afrim Berisha iu sekuestrua një shumë prej 3000 eurosh, të cilën sapo ia kishin marrë duke e kanosur shtetasit të dëmtuar.

1 komente në “Fier, i morën 30 mijë euro me anë të kanosjes, policia arreston dy persona”

  1. Spartaku says:

    Bravo Plolicia a Fierit.Hallall buken.Keta maskarenje jane rrace e poshter kosovar nga Dermenasi,te cilet gjithmon kan e qene gangrene popullit te asaj zone dhe gjithe krahines se semanit. Ne burg te kalben maskarenjet,te cilet kerkojne te rrojne mbi djersen e tjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje