Policia kërkime nga toka dhe nga ajri për kapjen e grabitësve të 7 thasëve me para

9 Shkurt 2017, 16:17Kronika TEMA

Forcat e policisë janë duke kryer kërkime intensive nga toka dhe nga ajri për të gjetur katër autorët e grabitjes  së parave të bankës së nivelit të dytë.

Bëhet me dije se një helikopter është vënë në lëvizje dhe po monitoron nga lart të gjithë hapësirën ku dyshohet se janë fshehur grabitësit.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se autorët e grabitjes janë strehuar në fshatin Domje.

Automjetin përmes të cilit kryen grabitjen ata e dogjën në Urën e Limuthit dhe u larguan me shpejtësi.

Bëhet me dije se kompania që shoqëronte paratë e Bankës Kombëtare Tregëtare ka qenë “Security Jaguar”.

Shuma financiare e grabitur përbllogaritet të ketë qenë të paktën 100 mijë euro.

1 komente në “Policia kërkime nga toka dhe nga ajri për kapjen e grabitësve të 7 thasëve me para”

  1. Treviso says:

    Nuk ka rendesi shuma por xhesti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje