Grabitja e blindit me para/ Policët: Na qëlluan me armë, u trembëm dhe hapëm derën

9 Shkurt 2017, 16:54Kronika TEMA

Pas grabitjes së blindit me paratë e një banke të nivelit të dytë, janë marrë në pyetje punonjësit e firmës private të sigurisë që po transportonin shumën monetare drejt aeroportit të Rinasit.

Një nga punonjësit e policisë private ka deklaruar se u qëlluan direkt me armë zjarri nga grabitësit.

Ai thotë se fillimisht rezistuaz, por më pas e hapën derën.

“Ne ishim 5 punonjës policie, dy ishim te blindi i parë, ndërsa tre ishim te i dyti.

Grabitësit erdhën dhe na qëlluan direkt me armë zjarri. U trembem.

Nuk e hapëm derën fillimisht, pastaj e hapëm.

Grabitësit ishin 4 dhe na thanë shtrihuni në tokë dhe mos lëvizni” ka deklaruar ai para grupit hetimor.

2 komente në “Grabitja e blindit me para/ Policët: Na qëlluan me armë, u trembëm dhe hapëm derën”

  1. Besoj says:

    Per se jane keta shoqerues, per ti rene kitares…..Te gjithe jane fajtore.

  2. lennard says:

    Po mire keta police keshi a ishin te armatosur????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje