Në kulmin e përplasjeve të tij me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Adriatik Llallën tani po na e nxjerrin edhe si bashkëpunëtor të CIA-s.
Në disa media online është duke qarkulluar një “dokument” anonim, në të cilin thuhet se babai i Llallës, Xhemal Llalla, është dënuar në vitin 1947 me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor si agjent i CIA-s dhe synonte të rrëzonte regjimin komunist.
Sipas këtij “dokumenti”, Xhemal Llalla akuzohej se ishte rekrutuar në shërbimin sekret amerikan kur kishte qenë nxënës i shkollës teknike të “Harry Fultz”.
Është qesharake në fakt, që në shtyp të qarkullojnë lajme të tilla, pasi nëse i ati i Llallës do të kishte qenë agjent i CIA-s, e para kryeprokurori s’do të kishte lënë vend e CV pa e përmendur këtë gjë, dhe e dyta, sot ai do të ishte shtetas amerikan.
Kjo, duke qenë se SHBA iu jep shtetësi personave që i kanë shërbyer, ndërkohë që Adriatik Llallës i ka hequr vizën.
Ky asnjehere nuk e ka permendur punen e babait te tij gjate monizmit por mburrej me fisin Musaj (File Musaj) strehoi Laverin gjate luftes dhe pas saj gezonte te mirat e asaj pune
Llallen si bylmez qe eshte duan ti vene grada Amerikane ,por duhet pak durim qe te shohim se kush eshte Llalla.
Atehere kjo tregon qe ne periudhen e komunizmit drejtesia ka qene politike. Eshte thene 100 here dhe ja dhe nje rast ne 1947 ,Agjent i CIA. A eshte denuar ndonje si agjent i UDB gjer ne 1948. ose i KGB gjer ne 1961…………Agjent i CIA eshte quajtur edhe luftetari i Spanjes,Komandanti i Brigades se Pare,Kryeminister qe 40 vite ,Mehmet Shehu. Ka qene apo jo ??? tung
Tik Llalla nuk mburret ne fisin e Musajve se kane botekuptime krejt te ndryshme. Llalla mburret me fisin e se emes (balliste). Dhe vertete qe “Laveri” u strehua tek Musajt, por keta te fundit, nuk gezuan dhe aq te mira “pas asaj pune”. Ishin dhe mbeten edhe sot e kesaj dite te ndershem.