Tentativa për të shmangur bllokimin e makinës nga policia i ka kushtuar shtrenjtë një shqiptari, i cili për të mos iu bindur urdhërit ka aksidentuar rëndë një punonjëse policie dhe ka tentuar të largohet.
Mediat meksikane kanë publikuar lajmin bashkë me një video nga momenti i aksidentit.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është arrestuar pasi është ndjekur gjatë nga policia, në një prej zonave më të populluara të Meksiko Siti dhe në bulevardin më të famshëm të tij, “Paseo dela Reforma”.
Pas arrestimit, në makinën shqiptarit i është gjetur një hanxhar dhe një neutralizues elektrik.
Menjëherë prokuroria meksikane ka nisur verifikimet për këtë person, duke kërkuar informacione në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, e cila mbulon dhe Meksikën.
Por policia ka kontaktuar edhe autoritetet federale për të zbuluar se me çfarë statusi shqiptari, mosha e të cilit raportohet herë 33 herë 38 vjeç, ndodhej në Meksikë.
Top Channel ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme për më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje dhe identitetin e shtetasit shqiptar të arrestuar, por deri më tani ende nuk ka asnjë informacion.
I vetmi element i besueshëm është fotoja e shqiptarit, armët e gjetura në makinë dhe përpjekja e tij për t’iu shmangur një gjobe të policisë, sikurse ndodh rëndom në Shqipëri. Një gjobë që tani mund t’i kushtojë shtrenjtë, sidomos pas plagosjes së agjentes.
Tema,si ka mundesi qe vazhdoni te citoni si ”shqiptare” sunitet shqipfoles qe qelbin boten gjithandej…………..!!!!!???
Ju lutemi na jepni urgjentisht te dhenat ekzakte te ketij rrugaci shqiptar, eshte mire te informohemi se kush eshte ky person
Une ve bast sa te dush qe ti ke gjak muslimoni po kujton se je ortodoks se keshtu te ka thene mami.