Dy persona janë vënë në pranga në Pogon të Janinës pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 128 kg lëndë narkotike të llojit kanabis.
Operacioni i zhvilluar nga policia greke në bashkëpunim me atë shqiptare, ka arrestuar një shqiptar 33 vjeç dhe një shtetas grek 28 vjeç.
Fillimisht policia e vendit fqinj ka ndaluar dy mjete, njëri që bënte kontrollin e rrugës dhe tjetri rezultonte i ngarkuar me drogë
Mësohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte tregu grek.
Menjëherë pas ngjarjes është ngritur një grup hetimor që po punon për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në ngjarje.