Ndërpriten kërkimet për gjetjen e tre minatorëve të izoluar në një galeri të Bulqizës pas shpërthimit të hidrogjenit gjashtë ditë më parë.
Specialistët e Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave e ndërprenë operacionin në nivelin 17.
Shkak mësohet se është bërë rrjedhja e vazhdueshme e gazit.
3 minatorët kinezë kanë mbetur të bllokuar në nivelin e 21 të minierës ku ende nuk dihet fati i tyre.
Deri më tani kërkimet intensive nuk kanë zbuluar asnjë sinjal jete nga ata.