Sarandë/ Hetime për babain, abuzoi seksualisht me vajzën e tij 14 vjeçe

8 Shkurt 2017, 16:47Kronika TEMA

Një 48 vjeçar akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur në fshatin Vrinë të Sarandës.

Policia ka ndaluar shtetasin e identifikuar me emrin Izet Ademi, të cilin e ka pyetur lidhur me ngjarjen.

Ky i fundit ka mohuar gjithçka përpara oficerëve të policisë.

Ndërkohë, nëna  e vajzës 14 vjeçare tregon aktet e turpshme, që sipas saj ka kryer ish-bashkëshorti.

Çifti kishte kohë që ishin të divorcuar dhe kujdestaria e të miturës i ishte dhënë së ëmës.

Gruaja pretendon se kontakti seksual ndodhte gjatë kohës që  48 vjeçari  takonte të bijën.

E miturua momentalisht është nën kujdesin e psikologëve për pasojë të traumës që i është shkaktuar.

Momentalisht i dyshuari Ademi është duke u hetuar në gjendje të lirë nga policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje