Vdekja e foshnjës në maternitet, reagojnë mjekët: Foshnja lindi e vdekur

8 Shkurt 2017, 17:13Kronika TEMA

Pas vdekjes së një foshnje në maternitetin “Koço Glozheni” në kryeqytet,  kanë reaguar bluzat e bardha të këtij spitali.

Gjinekologët bëjnë me dije se trajtimi mjekësor ka qenë normal, duke deklaruar se foshnja ka lindur e vdekur.

Pas ngjarjes së rëndë, prindërit e foshnjës  kanë bërë kallëzim në polici pasi pretendojnë se mjekët kanë bërë trajtim të gabuar mjekësor.
Ata  hodhën akuzua për një kujdes shëndetësor të pakujdesshëm.

Blutë e kryeqytetit kanë sekuestruar kartelën mjekësore të foshnjës.
Ndërkohë pritet vendimi i ekspertizës mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje