"Segmente të politikës dhe drejtësisë duan të pengojnë zbatimin e reformës në drejtësi"

8 Shkurt 2017, 22:56Kronika TEMA

I ftuar në Tonight Ilva Tare, anëtari i komisionit të posaçëm të reformës në drjtësi, Ulsi Manja vuri alarmin se segmente të caktuara të politikës dhe të sistemit të drejtësisë po bëjnë çmos për ta zvarritur zbatimin e reformës në drejtësi.

“Mbi drejtësinë është Zoti. Ne e kemi konceptuar që një gjyqësor i pavarur do të jetë vettingu më i mirë për politikanët e korruptuar. Ne themi që të ngrejmë drejtësinë për të pastruar politikën, e kundërta nuk mund të ndodhë. Sot për fat të keq ka segmente të caktuara në sistem dhe në politikë po i vënë shpatullat njëri-tjetrit për ta zvarritur në kohë procesin e reformës në drejtësi. Ne e kemi thelbësore këtë reformë” – tha zoti Manja

Manja tha gjithashtu se prokurori shkeli frymën e kushtetutës për shortin e Këshillit të emërimeve në drejtësi pasi ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kushtetuta janë të qarta në këtë pikë:

“Kushtetuta është shumë e qartë. Ligji për statusin e gjyqatrëve dhe prokurorëve është shumë i qartë. Ligji për organet e qeverisjes gjyqësore ku parashikohen kushtet dhe kriteret ligjore për anëtarët e KED, ka një gërmë e cila kërkon domosdoshmërinë e mbarimit të shkollës së magjistraturës, përdor termin magjistratë dhe duhet të ketë mbaruar shkollën e magjistraturës.

Nuk shtrohet problemi se ka ndeshje me kushtetutën të këtij ligji sepse kushtetuta dhe ligji për statusin është shumë i qartë. Tani prokurori i përgjithshëm nuk duhet të kishte përjashtuar nga gara pjesën tjetër të prokurorëve të prokurorisë së përgjithshme.

Edhe në nivelin e prokurorive të apelit janë çuar vetëm 2 kandidatura që kishin mbaruar shkollën e magjistraturës. Edhe këto magjistratë që kanë ardhur në nivelin e prokurorive të apelit, ju ftoj t’i hulumtoni se sa kohë përpara se të hidhet shorti për anëtarët e KED nga shkalla e parë për në prokurorinë e apelit.”

4 komente në ““Segmente të politikës dhe drejtësisë duan të pengojnë zbatimin e reformës në drejtësi””

  1. DAVID says:

    Zoterinj Shqiptare nuk behet dot reforma me pinjollet e PD VISHO-AJAZI, ADRIATIK-DHALLA +Pinjollet e LSI se PETRIT-Vasili,Luan-Rama te dy palet duan te mbrojne kerrmat e tyre Sali Berishen dhe Ilir Meten ,si perfundim ne SHqiperi do te kete vetem “vrasje dhe pasiguri”ky eshte urdheri I Sali Berishes dhe Ilir Metes qe keto fytyra te “urryera”te jene gjithmone ne parlament,prandaj hapini syte kur votoni o popull mos bini viktime boll me mashtrimet e ketyre “fallxhoreve “por mendoni per te ardhmen e femijve tuaj votimi eshte I lire jeni ju qe vendosni fatin tuaj dhe jo te huajt.

  2. pse mor qafir says:

    ti mire e ke kapur titullin por nuk ke kuptuar se cpo ndodh ne te vertete ato qe nuk thuhen dhe qe jane me te rendesishme…
    Vettingu ka filluar tashme countdown dhe nuk ka kthim mbrapa…dhe te gjithe keta prokurore te huaj qe po vine me vrap ne albanistan po vine per te zbatuar projektin qe ka nje buxhet te aprovuar nga sherbimet inteligjente ne BE dhe USA….nuk ju dogj bytha per alabaket e albanistanit…
    icebergu po fillon dhe po del ngadala ngadale ne permasat reale…
    Kremilini eshte specializuar te krijoje konflikte ne kufirin me NATO: Moldavi, Gjeorgji, Ukraine, Serbi dhe Bosnje….nqs largqofte muzhiku rus i kerkon nje “nder” nevrastenikut amerikan i gjithe ballkani rrezikon te shpertheje ne nje konflikt te hapur…
    ju kujtohet kur qeveria a Kosoves ndaloi trenin ne kufi muzhiku rus lavrov(lexo lavire) filloi te klithe “…konflikt i ri i armatosur…” dhe kjo thirrje vjen nga MPJ e rusise…nderkohe Trump as qe nuk e njef Kosoven si histori dhe as nuk ka deshire ta njohe sidoqe republikanet Bob Dole John McCain jane suportues te Kosoves….dhe nje lajm i mire vjen nga Banka Europjane per Zhvillim ku presidenti Chakrabarti premton per 9.5 miliarde euro ne drejtim te Kosoves me komentin qe do te rihape dyert e fabrikave te Kososves….deri ketu lexohet si perralle….

    po ne fakt keto segmente qe permeden ketu ne kete shkrim jane aktuale dhe te verteta dhe qe te ndertosh duhet te pregatisesh truallin ne fillim para se te hedhesh themelet…dhe keta segmete jane te destinuar qe te zhduken dhe bashke me ta nje tufe e madhe me te vetquajtur politikane ….eshte e domosdoshme qe ne albanistan te mos kete trazira apo dhe fraksione ne menyre qe te perballet muzhiku rus….

    do te kjete dhe shume segmente te jera ne vazhdim….

  3. Sami says:

    Po thuaje troc qe eshte ai gangua i skrapit qe kur flet artikulon fjalite me nje standart rrugesh. Maksimumi i etikes se Ilir Metes eshte dhjakonaria, cinizmidhe pabesia. A nuk u kujtohet ne zgjedhjet e 2009 Ilir Meta cirrej se Rama kish bere pazar me Berishen. Para turmave bertiste; “I kam thene Rames, Hiq Dore nga Sali Berisha! Pas disa ditesh Ilir Meta do te bente aleancen me te paskrupullt me Saliun duke vjedhur me sukses per 4 vjet. Dhe ky sot eshte kryemendja e shqiptareve ne vendin ku flet mendja (parla+mente). Ky zoteria ka vene ne rrenje katrore edhe ata qe kane nje barre mend po skane bythe. Kjo eshte tja futesh kokes me gur qe nuk e gjen dot si ka mundesi qe ky hajdut kellire ordiner na vjedh, na imponon, na tradheton, na perdhunon, na kercenon, na saboton, na poshteron, na injoron me nivelin e tij ordiner dhe eshte ne krye te shtetit. Cilat jane ato kanale gjirizesh qe njerez te tille na ngjiten ne majat e pushtetit? Me shpirt te vrerosur duhet te duartrokasim me brohori kete injorant qe po na vjedh perdite. Pra duhet ti japim voten ketij injoranti te perjetshem ne politike. Ky qe ska punuar gjekundi dhe ska firmosur ndonje bordero pune livadhis mbi kokat e shqiptareve dhe ka ne dore lumturine dhe fatkeqesine. Ky zoteria i LSI ka vene ne rrenje katrore edhe ata qe kane nje barre mend po skane bythe. Me Ilirin ndodh e kunderta sepse ka bythe po ska mend. Natyrisht qe ka koke. Ketu te topitur jane shqiptaret. Keshtu te dashur shqiptare po jetojme ne kohen dhe vendin ku komandojne bythet dhe loqet si ky shoku.
    Kur te kujtohen te mencurit bythet kane mbaruar pune me te vjedhur dhe ormisur ne vend te sigurt. Kjo ishte loja. Game over. Hani trakalice se fiqte mbaruan. Dhe mos harroni voten per hajdutin sepse jeni popull qe nuk jetoni dot pa ju vjedhur dikush. Perdhunimi mbi ju eshte si droga e pushtetit te rradhes. Nuk jetoni dot pa pakez perdhunim. Jeta ne mireqenie do te ishte krize dhe marri ku njerezit do te marroseshin nga qejfet pija dhe ahengu. Ta gezojme shokun, do na ngopi me dozen e rradhes te injorances.

  4. Nestori says:

    Se një pjesë e mirë e politikës do t’i vihej përballë reformës në drejtësi është ditur që në krye të herës. Se një pjesë e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve po ashtu, do ta kundërshtojë dhe do ta luftojë me të gjitha mjetet dhe mundësitë edhe kjo është ditur dhe nuk ka asgjë befasuese. Korrupsioni dhe abuzimi kërkon që përjetësisht të jetë pjesë e sistemit dhe jo të përjashtohet nga ai. Prandaj, reforma është një luftë dhe jo një betejë dhe, duke qenë e tillë, në shoqëri me zhvillim të përgjithshëm të ultë, vullneti i ndonjë strukture të caktuar politike dhe individëve të caktuar nuk është i mjaftueshëm për ta quar përpara atë. Kjo luftë do shumë energji dhe angazhim të përditshëm dhe jo vetëm të një pjese të vogël të shoqërisë. Nëse një reformë, siç është kjo për drejtësinë, është e interesit jetik për qytetarin atëherë duhet ta ketë edhe vulën e angazhimit qytetar që të jetë e qëndrueshme. Se cili është angazhimi qytetar dhe fryti i këtij angazhimi, e kemi parë më herët në shumë shoqëri dhe po e shohim edhe sot në ndonjë nga shoqëritë rreth nesh.
    Drejtësia është kauzë mbi kauzat.
    Shoqëritë janë zhvilluar duke mos i lënë proceset e rëndësishme vetëm në vullnetin e klasës politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje