Deputeti socialist Ndreu dyshon: Banka bashkëpunon me grabitësit

9 Shkurt 2017, 18:22Kronika TEMA

Nuk mund te kete nje vjedhje te te tilla permasave dhe ne mes te dites pa nje dore nga brenda bankes dhe organeve te sigurise, per te garasntuar nje goditje teg tille.

Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, sot deputet socialist, Pjerin Ndreu ngre dyshime se segmente të caktuara nga bankat dhe kompanitë “security” bashkëpunojnë në grabitjet e bujshme të miliona eurove.

Ndreu shprehet se duhet hetuar dhe zbuluar se kush nxjerr informacion rreth të dhënave për transportin e parave si sasia e parave apo destinacioni.

Deputeti socialist Ndreu në rrjetin social:

“Duhet investigu dhe gjetë burimi i rrjedhjes së informacionit për sasinë e vlerave monetare që po transportoheshin.

Banka, shoqeria e transportimit apo destinacioni i mbërritjes kanë dikë që bashkëpunon me grupin e grabitësve.

Nuk ka sipërmarrje kriminale të këtij lloji, në atë vend me dendësi lëvizje, me shkallë të lartë rreziku, pa “sukses” të garantuar për sa i përket sasisë së parave që ndodhen në makinë”.

4 komente në “Deputeti socialist Ndreu dyshon: Banka bashkëpunon me grabitësit”

  1. Lori says:

    Po nje ne banke a nje ne polici e ka vjedhe. Ngjarje e tilla nuk duhet te ndoshin diten per diell se bie shteti

  2. endri says:

    shyqyr qe ju ra mendja!

  3. miku says:

    Nuk ka me keq se kaq. Policia duhet te arrestoje kedo qe eshte implikuar ne kete histori kriminale. Me ne fund policia duhet te tregoje profesionalizmin e vet qe te veje ne pranga autoret

  4. Alban says:

    Policia do e zbuloje shume shpejt kete dhe ngjarjet e tjera. Duhet te keni besim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje