Brukseli u zhyt në errësirë gjatë natës së sotme si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.
Pjesa veriore e qytetit ishte ajo me problemet më të mëdha.
Defektet nisën në orën 22:45 duke krijuar një gjendje gatishmërie si të kompanive energjetike, por edhe të policisë.
Masat në kryeqytetin belg janë rritur së tepërmi, si pasojë e frikë për sulme terroriste.