Apeli amerikan rrëzon Trump, Gjykata e San Francisco pezullon urdhrin për myslimanët

10 Shkurt 2017, 09:05Bota TEMA

Donald Trump e humbi betejën me Gjykatën e Apelit në San Fransisko për rivendosjen e kufizimit të udhëtimeve.

Ajo vendosi të mos e bllokojë vendimin e gjykatës së një shkalle më të ulët që rrëzonte dekretin polemizues të presidentit të ri për t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara qytetarëve nga 7 vende të konsideruara si potencial terrorizmi.

Republikani u përgjigj i zemëruar me një mesazh në Tëitter ku deklaronte se siguria kombëtare është në rrezik dhe se do të ketë një sfidë të mëtejshme ligjore. Por, tre gjykatësit që shqyrtuan çështjen e mbrojtën vendimin e tyre unanim me argumentin se qeveria nuk e kishte provuar dot në sallën e gjyqit që kërcënimi terrorist e justifikon ripërtëritjen e dekretit.

Kjo do të thotë se shtetasit nga Iraku, Irani, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni, të cilët janë të pajisur me vizë amerikane, do të mund të hyjnë lirisht në SHBA.

E njëjta gjë vlen edhe për refugjatët nga e gjithë bota, të cilët urdhri ekzekutiv i Trumpit i bllokonte po ashtu. Çështja me shumë gjasë do të përfundojë tani në Gjykatën Supreme, organizimi më i lartë i këtij lloji në vend.

1 komente në “Apeli amerikan rrëzon Trump, Gjykata e San Francisco pezullon urdhrin për myslimanët”

  1. pro says:

    ..mendoj se drejtesia eshte eshte amortizator i rendesishem,per te mos lejua krisje ne kete {çdo} vend.. Amerika eshte vend demokratik..por jo shembull demokracie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje