Deputetë të opozitës u përleshën me ata të pozitës në parlamentin Afrikës së Jugut dhe u desh ndërhyrja e gardës për të qetësuar situatën dhe boshatisur parlamentin.
Opozitarët e quajtën presidentin e vendit Jacob Zuma si një njeri të pandershëm dhe kërkuan dorëheqjen e tij.
Ata e akuzojnë për korrupsion dhe “të krimbur që në rrënjë”.
Të veshur me të kuqe ata tentuan që të mos ta lejonin kreun e shtetit që të dilte në foltore për të folur.
Forca të policisë u nxorën në rrugë për të kontrolluar situatën, ndërsa me qindra ishin mbështetësit opozitarë që protestonin.