Historia tronditëse Musine Kokalari: 33 vjet izolim, punoj si kafshë për një copë bukë

10 Shkurt 2017, 08:52Dossier TEMA

Ishte viti i ri. 1 janar 1977. Në një dhomë të varfër, në barakën e saj, në një skaj të mjerë të Shqipërisë, i denjë për një vend vuajtjeje internimi, Musine Kokalari është në prag të pensionit, e shkatërruar nga puna dërrmuese, e zhgënjyer nga realiteti ku ishte zhytur atdheu i saj, me

plagë të pashlyera të dhimbjeve e humbjeve familjare, e izoluar dhe e rrethuar me spiunë e njerëz të Sigurimit, por me forcën dhe aftësinë për të ngritur përreth vetes botën e saj të përkorë me dritën e diturisë, kulturës dhe mësimeve të shkollës së saj, Rilindjes…

Gjithë këtë tablo ajo e hedh në ditarin e saj, në bllokun e shënimeve që e ka titulluar “Jeta ime në Rrëshen gjatë 33 vjetëve revolucion”. Nga ky ditar, mbesa e Musinesë, Arjeta Kokalari ka zbardhur disa faqe për t’ia prezantuar publikut të gjerë. Shënimet i përkasin pikërisht 1 janarit 1977.

“Këto doreshkrime janë pjesë nga shënimet e Musine Kokalarit, të mbajtura gjatë kohës kur jetonte e internuar dhe e izoluar në Rrëshen”, shkruan Arjeta Kokalari, ndërsa sjell per Shqiptarja.com disa fletë të fotografuara nga këto shënime, të cilat 40 vjet më vonë, na sjellin shumë të prekshëm, një copëz realitet nga jeta e hidhur e kësaj intelektualeje të kulluar.

Pjesë nga ditari i Musine Kokalarit “Jeta ime në Rrëshen gjatë 33 vjetëve revolucion”

Nxënësja e Sami Frashërit, në vetemi kanë kaluar afro 33 vjet revolucion. Në odën time të vogël, ballë meje kam vënë fotografinë e iluministit të shquar Sami, të poetit Naim, të patriotit Sotir Kolea, punonjësit të gjuhës shqipe dhe të lëvizjes kombëtare Jani Vreto, të arsimtarit Koto Hoxhi, mendimtarit Naum Veqilharxhi, të nderuarit De Rada dhe të urtit Aleksander Xhuvani. Në vetminë time nuk jam vetëm. Jetoj me njerëz të nderuar, të ditur, demokratë që kanë punuar për vendin, për mëmëdheun gjer sa mbyllën sytë. Unë jam nxënësja e tyre.

Kam ndjere dhembjen e përçarjes dhe pata pasojat më të dhimbshme në jetën time. Si furtuna me luftë mbriti revolucioni. Me 12 Nëntor gjatë luftes së Tiranës na muarnë dy vëllezër. Dhe i vrane. Pasoja të naivitetit dhe besimit se nga ta nuk vjen gjë e keqe. I vranë pa bërë gjë. Të parat thika mbas shpine.

….33 vjet me radhë, dallgët e revolucionit më goditën pa ndërprerje. Më ndajtën nga të gjithë. Më izoluan. Nga gjiri i familjes më shkëputën përgjithmonë. Lidhjet u dobësuan. Më duket sikur s’kam qenë kurrë midis njerëzve. U ndava nga ambienti kulturor, duke jetuar me njerëz me fytyrë njeriu po më keq se kafsha. Në fqinjësi që kanë krijuar një batak. Në punë që më shfrytezuan si një kafshë për një copë bukë, sa u detyrova dhe e lashë vetëm një muaj para pensionit. Më lajmeroi Komiteti Ekzekutiv të veja dhe të kërkoja punë tjetër. Donin që unë të kërkoja punë tjetër…..

……Këto ri e mendoj sot në ditën e parë të vitit 1977 në odën time, ballë mesonjësve të mi të nderuar. Isha dhe mbeta nxënësja e tyre. Kështu kaloi një jetë njeriu që dëshironte punën, kulturën, bukurinë e jetës në formimin e njeriut demokrat, modest, të pastër në ndjenja, të thellë në mendime…

1 janar 77. Unë u formova me bindjen e thellë të kulturës humaniste që e lartëson njerinë si individ dhe në mardhënie me të tjerët në shoqëri dhe në punë. U formova në ambientin tim familjar dhe shoqëror me respektin për çdo punë.

Kam qenë brezi i fundit i gjithë trashëgimtarëve të Rilindjes që jetuan në kohën e ngritjes së flamurit në 1912 dhe në rrethanat e trubullta, shqetësuese të vendit ndoqën në mënyrë individuale rrugën e kulturës kombëtare, laike, demokratike. Unë jam nxënësja e fundit e formuar në atë shkollë, me konceptin e shëndoshë që atdheu mbrohet me kulturë, me qendrim parimor për barazinë ekonomike politike të njeriut modest të punës.

Bashkëkohës, që në jetën e shkurtër si njeri i lirë kam ecur krah më krah me brezin e vjetër si Sotir Kolea, Mati Logoreci, Ibrahim Shyti, Aleksandër Xhuvani, Kristaq Cipo, nxënëse e Urani Rumbos, Sevasti Dakës dhe Parashqevi Kyriazit, duke u prirë për të renë në jetën shoqërore, për një jetë të pasur në ndjenja e mendime e punë të njeriut të thjeshtë, si vazhdimësi e gjithë trashëgimisë kulturale popullore të trashëguar brez pas brezi. Krijimtaria ime e shkurtër, pjesërisht e botuar, pjeserisht e humbur u mbështet mbi tabanin kombëtar të shtratit etnik dhe në realitetin objektiv të kushteve të veçanta të zhvillimit të diferencuar…

Edukata time është ajo e shkollës së Rilindjes. Gjithë kolektivi arsimor e ka kryer me nder këtë detyrë në kohën tonë, në kohën që u bë unifikimi i shkollave, sidoqë mungonin tekstet e tj. Unë nuk kam njohur varfërinë, nuk kam njohur pasurinë. Ne në familjen tonë të gjithë kemi qenë me shkollë, 3 vëllezër dhe unë katër. Të gjithë kemi punuar dhe kemi kërkuar si e si të përhapim kulturë. Ambienti im familjar ka qenë shumë i thjeshtë dhe i kufizuar në mardhëniet orientuese të kohës, në lidhjet farefisnore e tarafe….

….Nuk kam njohur konflikte shoqërore. Kam njohur burgje në familjen time. Më 1924, vëllezërit e mi shkuan bashkë me të tjeret, pavarësisht se u thyen. Ishin profesore të dy. Muntazi, i madhi ishte kryetar i shoqatës Bashkimi në Gjirokastër. Organizator i foot­bollit. Ai pikturonte mire. Ishte portretist (diletant). Vëllai i dytë vizatonte mirë dhe ai. Merreshin të dy me pirografi dhe kopshtari. Hamiti, me i vogli ishte kryetar i grupit të mandolinistëve, një nga lojtarët më të mirë të tenisit. Ai meresh me akuarel. I binte mirë kitarës. Vetë mësoi fizarmonikën. Në Tiranë dhe pianon.

Babai im ishte avokat. Gjyshi im myfti, bëri çmos që të dy djemtë të ishin me shkollë. Dhe xhaxhai im i drejtësisë ishte. Djali i tij Salimi, mësues, gjer në Paris shkoi me familjen për të vazhduar akoma më shumë, po të lartën s’mundi ta mbaronte se iu shtuan fëmijtë dhe s’pati mundësi…

…Unë trashëgova pasionin e muzikës. Studiova disa vjet pjano. Po emocionohesha shumë. Me 1932 kur vëllai tim ra në burg, une ndjeva një melankoli të madhe, kur veja e shihja midis shokëve të njohur. Dhe atëherë pjanua për mua u bë një torturë. Nuk mundesha të përqendrohesha dhe heshtja. Më vinte ndër mend kalaja në Gjirokastër, kur veja dhe shikoja të mbydhur brenda të dy vëllezërit, me dy shokë të tjerë. Më ngjethej mishtë në korridoret e ftohta kur kaloja. Kur dilja jashte, dridhesha nga një mundim i brendshëm. Dhe nuk mund të gëzohesha. Ky shqetësim më pushtonte dhe në vitin 1932 nuk mund të luaja pjano. Pasioni tim u kthye në stërmundim dhe në një mbyllje në veten time.

Frau Gertruda, një gjermane, u alarmua. Ajo kishte zakon që nxënëset që s’i bënin mirë ushtrimet i qëllonte me një shkop të hollë dhe bërtitte. Me mua, pas gjendjes së dëshpëruar time ajo ndjente keqardhje. Kur gaboja, i binte anës së pjanos. Sa pa lot bërtitte. Pastaj me mirrte me te mira: “Ma petite pourqoi?” dhe vazhdonte me frengjishten, duke pjetur se ç’më mundonte. Unë dridhesha, më mbusheshin sytë me lotë. Dhe heshtja. Mundohesha ta kuptoja pse njerëzit duhet të punojnë, të përpiqen fshehtas. Pse të futen në burg, se duan një gjë të drejtë.

Kjo gjendje e nderpreu hovin e parë dhe shpresën e madhe që kishte frau Grtruada që të më bënte një pjaniste të madhe. Dhe mua më pëlqente vizatimi. Në ekspozitat vjetore të shkollës  paraqitesha me pamje të trishtuara të natyrës, me kënde të vetmuar, punuar me karbon. Ngjyra e zezë më mbërthente dhe s’më lëshonte.

Në një udhëkryq të një krize ideologjike demokracie u rrita, në mes ta ambientit intelektual të kohës së rinisë time që mundohej të gjente rrugën për t’ja përmirësuar gjendjen e vajtueshme të popullit, me ndjenja të thella njerëzore.

Lëvizjen e fshehtë revolucionare nuk e kam kuptuar kurrë. Dhe sot që jam ndeshur me  revolucionin në çdo aspekt të jetës sime, prapseprapë une mbeta në luftën e hapët politike.

Mendime të çastit më vinë në kokë sa herë që shoh veten, ose rri në odë dhe s’më lexohet. Shikoj me sytë e mendjes dhe peshoj gjithë sa ka ndodhur në jetën time dhe rrotull meje.

Ky revolucion përmbysi çdo gjë që kishim trashëguar nga e kaluara. Vazhdimisht është një luftë shoqërore me njerëz që një çikë ndahen, bien thyejnë hundët. Është një gjyq i pandërprerë që bëhet me të gjallët, me të afërmit, me të njohurit dhe me të vdekurit. Sa njerëz në rrugën e nisur e kanë ndihmuar në kuptimin e vërtetë zhvillimin shoqëror dhe sa prej tyre, në emër të këtij zhvillimi e kanë pënguar atë. Mardhënie të ndërlikuara.

Në mendjen time kam menduar vazhdimisht se dobësia e shtresës demokratike që u gjend në kontradiktë të hapur me regjimin e sotmë duhet të kishte ruajtur solidaritetin në dinjitetin personal, duke i bërë ballë punës së krahut, duke punuar në kushte e duke jetuar në mënyrë modeste. Dhe përse valle duhet t’i shmangeshim kësaj rruge kur gjithçka që menduam e vepruam nuk e bëmë për ndonjë interes personal. Gjersa na e dhanë punën e krahut pse të trembeshim, duke humbur atë nevojë morale që duhet të na lehtësonte këto kthesa të rënda në jetën tonë?. Duhet të mbanim lidhjet tona. S’kishim asgjë për të humbur më tepër dhe asgjë për të fituar. Pse u shkëputëm?

Unë në hallet e mia, asnjë çast nuk u ndava me mësuesit e jetës që në mes të një realiteti të mërzitshëm kam bërë çmos t’i kem pranë, për t’i bërë ballë poshtërsisë së jetës dhe padrejtësisë që më bënë, për të ngrëne një copë bukë. Shkolla e ndritur e Rilindjes nuk duhet të njolloset. Unë jam nxënëse e fundit dhe gjer në fund, gjer në vdekje do të mbetem një demokrate e thjeshtë, një punëtore e thjeshtë e punës së krahut dhe e pendës. Mendimet e errëta, shpirtngushtët, i kanë të radha rezet e dashurisë.

Brezi i jonë është një brez fatkeq. U ndodh midis dy epokave. Midis të kaluarës dhe përmbysjeve të mëdha shoqërore. Me sa kam parë, gjithë ata që duallnë nga radhët e tyre, që rrëshqitën vetë, apo për shkak të prindërve të tyre nuk dalluan një farë dinjiteti. Gjithë shëmtime dhe qëndrime të pahijshme. Ne të shkollës së Rilindjes dhe ata që vinin nga ambiente tradicionale i kemi bërë ballë gjendjes më me urtesi. Dhe kush u mor me informacion, nuk dëftoi një fytyrë kaq të shëmtuar, si bënë këto vajza me hajdutllek…

(Emer) është tepër e ulët. Dhe kur e ngritën, shpirtin prej matrapazeje nuk diti ta fshihte. Ajo është një e tërbuar. Deformacioni fizik u shpreh në gjithë qenien e saj, në kuptimin moral, psikik. Po ama dhe burri që ia prunë nuk është vetëm një injorant, por dhe kapadai. I duket vetja se po na i hedh. Një gjë di të thotë: Filani është spiun, filani tjetër është i lidhur me sigurimin. E di i shkreti, e sheh që nuk e qasa fare. E kupton se jo vetëm dyshoj po dhe është qesharak…

Një e vërtetë e hidhur! Sido që kemi qenë vërtet njerëz të mirë, mbaruam shumë keq. U shpartalluam dhe moralisht. Duke rënë në burg si shumica, në vend që t’u shmangeshim në heshtje, t’u linim udhë, shumica u kacafytën me informatorët. U dhamë shkas që duke na zënë në fyt, shumë prej nesh u kthyen vetë në informatorë, me premtimin se do të mërrnin një vend të mirë në jetën e lirë.

Këta nuk janë më të mençur se ne. Vetëm u treguan aq të vendosur, aq të palodhur duke na mbajtur në burg, sa që persekutimi i pandërprerë dhe frika e kazmës varrosi solidaritetin demokratik. Kështu të përçarë na shtrydhën, na shtypën dhe harruam që ne i përkasim një të kaluare të ndritur demokratike 100 vjeçare.

Por prapë këta, nga gjiri i tyre, megjithëse kanë kaluar 35 vjet pushtet, gjer më sot s’kam parë individualitet të formuar, veç ligësisë.

I studiova njerëzit e vrazhdë, të paditur në punën e rëndë të ndertimit, jo me romantikën demokratike të dikurshme. Gjithësekush për vete, pa asnjë shenjë solidariteti. Përkundrazi, kush e kush t’ja hedhi duke thënë se unë punoj dhe tjetri s’punon….

16 komente në “Historia tronditëse Musine Kokalari: 33 vjet izolim, punoj si kafshë për një copë bukë”

  1. ? says:

    Unë punova
    Ti punove
    Ai/Ajo punoi

    Mos e përmirni krejt gjuhën, zotërinj gazetashitës.

  2. kafe e hidhur says:

    sa per te kuptuar cu beri komunismi intelektualve dhe atdhetarve

  3. Shqiptar says:

    Eshte kthyer ne mode qe te sulmosh komunizmin me hartime si ne kohen e komunizmit. “Mendimtare” qe kerkojne te poshterojne komunizmin me metoda komuniste. Ndjeshmerine per njerez e ngjarje te tilla na e çuat ne zero. Nuk lanë tradhetare pa e komentuar si patriot.

    1. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

      po kush e ka fajin mer plere ti e ke emrin serb jo shqiptar me keto qe shkru

    2. Kryqi says:

      Tradhetar te kujt ? Enver qenit,ke la pa bere tradhetar ajo monster, pervec Nexhmies
      dhe femerushit Ramiz.Lexoje historine,duke filluar nga “shoket” e tije,vetem
      anetar te byros politike sa coj ne pushkatim, “bashke luftetaret”
      Sa mori pushtetin varrosi gjithe Inteligjencen,gjithe ata qe kishin studiuar jashte “tradhetaret”
      si Musine Kokalari.
      Monstra ka vetem nje “merite” ; Arriti te krijoje njeriun e ri bastard te Shqiperise.

  4. Tarasi says:

    Lumemadhja,Ra ne duart e hijenave,shtriges Nexhmije Hoxha,”frontit demokratik te grave”

  5. Lugati says:

    ja dhe plerat komuniste qe u hudhshin perpjete per dritero kurven ku jane sot..pellumb kulla kryetari kopratives e co…ju jeni njerez gjak prish ..jeni imoral..skeni pik ynyre..i keni gjajte xhaxhit skizofren . .ptuuuuuuuuuu

  6. Tironci says:

    Muzinja ka qene njeri i madh e plehre si dritero kurva apo ai pushti tjeter ismaili.
    Mendoni vetem kete qe kjo femer kur ishte e re sja vari dull bytheqirit moracakut te hoxhes parazit prandaj u hakmor legeni.
    I vrau e i burgosi por nderin dhe emrin sja shujti dot.
    Kemi qene dhe jemi miq shpie me kokalaret dhe do te mbesim nder shekuj do ja le amanet edhe femijeve ta respektojne kete familje.
    Zoti u hakmarte kunder qenave komuniste.

    1. Lugati says:

      tironco neqoftese je ai tirona ne krah tjeter. une e kisha fjalen qe kto njerez ngrejne lart dritero agollin …dhe ktu qe eshte per te fol e kerku falje ksaj zonjes dezertojne…dhe une qe krahasoj kte zonjen me driteroin kurre…ndoshta jom shpreh gabim …se une e kisha fjalen duhet te dilshin analistat me tregu vujtjet qe kja heq zhonja nga regjimi skizofrenit komunist

  7. ..... says:

    PSE ne te tjert çfar bem me shum ne ate sistem se kaq se musineja me te internuarit e tjer , te ter per nje cop buk punuam qe tek e fundit nuk kishim as probleme me shtetin e atehershem , mjaft me kto artikuj heronjsh ne thonjza dhe me probleme , ne ishim korrekt me shtetin dhe na ra bretku ne pun dhe nuk blem dot nje biçiklet , po shkonim ne pun me autobuz , pastaj po ata fshataret e pa fajshem qe jetonin dhe punonin me musinen tate nuk ishin njerez ata , pse duhet te dali vetm kjo heroin dhe mos dalin te ter fshatrat qe jetonin njesoj si te internuarit pse mos isht me e mir musineja dhe te internuarit e tjer se sa kta fshatar te ndershem qe u rropaten pa faj e su ankuan kurr , mjaft se naj shpifet me ksi soj heroinash , te tjeret humben njerzit e familjs ne luft per çlirimin e shqipris dhe pa kurr far fai jetonin me musinen dhe kta te internuarit e tjer , qe ne fund te fundit njerzit e tyre kishin luftuar ne kra te nazifashizmit kunder vendit te vet , gjykoini me mir gjerat ja ku e keni llallen te persekutuar nje legen e batakçi esht e do benit ju me shum ja ku jeni na nerut mos e pyt ktu po vriten per dit dhe se rruan njeri ju e keni lidhur gomarin tek musineja , shikoni zhozefinen ose mesila doden , te njejten gje do bente dhe ajo po te kishte munci asgje me shum.

    1. Komunisti says:

      …. B.Q. e Enver hoxhes, edhe pseudonimin kane frike ta vene.Postojne me …..

  8. ... says:

    xhaxhi xhaxhi po me te mirit prej llapazanve dhe legenave si ju koken mu ne byth ja futi sa ishte gjall , si legena i bet shuplaka dhe e qat kur vdiq , tani beni si buçe duke e shar , kur nuk ja u mbante sumatriçja ne at koh ju te te parve tuj , tani mos beni kot si shiuaua neper komente karagjoza tregouni pak burra dhe mbyllni halen , as nje njeri nuk ka byth me fol per burrin me te fort te te gjitha koherave ne historin e kti kombi , rrespekt per xhaxhin , rrespekt per ju jo,

    1. Tarasi says:

      Respekt per monstren nga ish spiuni

  9. Jona says:

    O “…” po te jesh burre ose grua shkruaj emrin. Pse fshihesh pas…? Injoranteve te pashprese, njerezve te ligj me fytyre njeriu por kafshe ne cdo aspekt, figura te ndritura si Musineja ju bejne te ndiheni si minj halesh edhe sot. Plehrat si ty e paraardhesit e tu qe e vrane pabesisht gjithe klasen intelektuale te kohes na kane lene kaq vjet mbrapa bote, na keni lene kete Shqiperine e pjerdhur qe se kthejme dot ne vete. Mostra xhaxhi te ka perdhunuar ty e gjithe faren tende ne cdo qelize te trupit e neuron te trurit tebd te mykyr, prandaj ndjen nostalgji.U shofte fara jote kudo qofte! Figura si MUSINEJA do te ndrrijne gjithmone e s’kane per t’u harruar kurre sado te llapesh ti zagar i ndyre me shoke. Ferri do ju prese krahehapur! Dhe dicka, meso te shkruash o i pjerdhur se na bere me diarre me kete gjuhen prej injoranti ordiner. Nuk e ke mesuar gjuhen “letrare” nga veprat e xhaxhit apo si e quan njeri ‘k..vit’??? A do te te le nr e cel te pime nje kafe te te mesoj si duhet ta mbash ate gojen tende te qelbur mbyllur qe mos na qelbesh me felliqesirat qe nxjerr nga goja??? Ne thuaj…Po pres…

  10. Epo kjo pune! says:

    kjo eshte disidenca e jo pinjollet e kolaboracionisteve qe mbrojne te paret pavaresisht se jane ne llumin e tradhetise. Apo me keq hajdutet e kurvaret qe ne burg u bene disident! Nderim dhe respekt disidences. Duke mos kontrolluar dosjet, u futen te gjithe ne nje thes. Disidenti nuk kerkon sot lemoshe kompesimi por dinjitet dhe emrin ne vend dhe po harxhohen miliona edhe per ordinere qe padrejtesisht duhet te shkonin per disidencen e respektimin e tyre

  11. manaxheri i rruges says:

    te gjith keta qe quhen te persekutuar kan nje ankes te njejte. te gjith thon se “punuan si kafsh per nje cop buk” ne komunizem. dhe duket sikur thon se nuk e kan qejf punen. tamam si sot. te gjith kush t ja fusi njoni tjetrit . askush s don me punu. nga halli po. t gjith dun vec me vjedh.
    ktyre “te persekutuarvew” I duket vetja se jan me te mir se te tjeret .dhe, te tjeret te punojn kurse kta “te persekutuar atdhetare” te shkojn plazheve hoteleve moteleve te botes, me dekolte e pa brek, dhe te bejn qejf sepse “qenkan me te mir se te tjeret”..
    ikni ere dhe mos llapni kot kur si dini gjonat.
    ajo e thot vet qe s ka dash me punu . pik. si kta qe na kan hyp sot ne qaf,si sala me xen me armin me xhozefin me shkerdhata e kurva e kurvar qe vec llafe kan dhe zihen e grihen dit e nat ne kuvend ,ne qeveri ,brenda e jasht vendit duke shkatrru kete vend per interest e tyre personale.
    edhe kjo Musinja ,po t ishte sot do ishte nanji deputete e PDs qe do bllokonte vetingun,do kishte prona private te vjedhme gjithanej,do kishte pare te pista ne cdo bank te botes,do kishte “lidhje” me politikan dhe njeres te jashtem neper bot te cilet do ta mbeshtesnin kte,(edhe do ja mbeshtesnin,se askush s t ndihmo pa interes),dhe do ta shifnim cdo te enjte duke perplas duret ne kuvend me dy gishta perpjet:
    “Sali
    Parti
    ne te duam
    me na pri”!
    …”kemi punu si kafsh” ne koh te monizmit thot!
    ,kjo gje s esht e vertet. sepse ,nese ra ai sistem monist komunist,ra sepse deshtoi nga ana ekonomike,sepse nuk prodhonte shum mallra dhe s plotsonte dot kerkesat e njerzve me mallra. sepse qe te prodhosh produkte do me thon qe te punosh shum me I prodhu ato.
    dihej se njerzit shkonin n pun me 8 e gjysem dhe ktheheshin ne shtpi ne oren 12 e gjysem. po ti zinte 0ra 2 apo tre ne pun ,do te quhej ,”o sa dit e gjat dhe e lodhshme pune”.
    me kujtohet sesi nji italjan kur erdh ne vitin 1980 ne tiran u shpreh “ju beni sikur punoni shteti ben sikur ju pagu”! pra ai e pa vet se njerzit s punonin.
    kjo tregon sesa “paskan punu si kafsh..” njerzit ateher.
    dhe te gjith e shofim se cdo te thot pun tash qe pam perendimin.
    pun “m hu”.
    nga e hona der ne te premte nga terri I mengjesit der ne erresiren e mbremjes. vec pun buk gjum. dhe kur vje uikendi dalin njerzit dhe pihen PUBeve me alkol dhe drog dhe bejn sikur sapo kan dal prej burgut :”liri. liri”!
    a kishim koh t lir n komunizem a s ka kush sot e mot. koh qe e hidhnim ne lum.
    tash koh kan vec kriminelat,kurvat,hajnat,shkerdhatat,si dhe ata te politikes,.. se ata njers te thjesht qe punojn as kan koh me mendu sesi me shku PUBeve a pushimeve….
    sepse,do punojn disa qe te rrijt ca te tjer.
    kurse atehere punonin e rrinin te gjith njisoj. madje ata qe ishin ne shtet ,udheqsa, punonin me shum se kishin pergjegjsi…per shtetin…
    I vetmi faj qe pati atehere ai shtet ishte se nuk perdori tekniken dhe mekanizimin modern per te lehtesu punen e njerzve dhe per te rrit prodhimin,por ne fund te fundit s esht faji I tyre,i njerzve te shtetit atehere, sepse shqipnija s trashgoj ndonji ekonomi moderrne nga koha e zogut. nje vend katunar ishte shqipnija mas lufte. dhe ashtu ka qen gjithnji ne histori.
    dhe, kta njeres “te ditur dhe inteligjent e te shkolluar” si kjo Zonja e persekutume,perse nuk ben ndonji shpikje qe te zhvillonin vendin,sikurse kan bo gjermant anglest italjant amerikant e te tjer qe jan me te zhvillu,qe kan shpik makina,avjon,vaporr, elektronik tv radjo kompjutera,robota,makineri,,,,,.. e cdo gje tjeter qe bota gzon.,dhe I kan zhvillu vendet e tyre kshtu..
    apo,kta “te persekutumit” vec per tu anku jan,sepse s po ngjojm njeri nga keta qe te qahen sot se qenka persekutu sepse kann shpik kompjuterin ne koh te enverit,por shteti enverist e futi ne burg per kete gje, apo,s po ngjojm njeri qe ka pas shpik celularin ne koh te enverit,apo ka pas shpik nje automobil me t mir sesa mercedesi,apo ka shpik internet… rraket me shku n hon…,porse ai I keqi enver i futi ne burg dhe e pushkatoj pse beri kto shpikje. te gjith qe qahen ,qahen se “paskan punu shum si kafsh”! qahen nga puna mo. sespe s dun t punojn ,si ateher edhe sot. komb demel.
    s kan qen komb I zhvillum shqiptart ndonjeher qe te ankohen se e shkatrroj komunizmi. gjithnji nje vrim e zez ka qen shqipnija ne histori. nje vend ku s ka pas as zhvillim as ekonomi,as art kultur,sport,shoqeri te oraganizuar,as shtet te fort,…sikurse ka qen gjendja gjetke,sikurse ka qen ne greqi,ne egjypt te lasht,ne mesapotamin e lasht,ne romen e lasht (edhe te re) ne europen e sotme ne amerik ne japoni ,kin indi,…ku ka pas zhvillim dhe prosperitet dikur apo sot.
    gjithanej bota ka pas momente shkeqimi. edhe ne Bolivi e Honduras Guatemal kan qen dikur te zhvilluar,qytetnimet e shkelqyera inkase e acteke… qe u zhduken nga spanjollet e kristofor kolombit…
    vetem ne vendin e shqiptarve s ka pas nanjiher qytetnim.
    edhe sot po e shofim se cfar shoqerije dhe shteti kemi. kemi bo shtet qelbesire! kemi nje komunitet njerzor qelbesire. kemi nje komb qelbesire. nje popull qe qelb boten kudo qe shko. se vendin e vet e ka bo nje hale gjigande prej kohsh.
    shqiptart edhe sot I vetmi zhvillim qe kan esht te ndertojn ca pallate e shtpija te shemtuta vend e pavend duke shkatrru pejsazhin perrallor te vendit,edhe kto “zhvillime”jan me pare te pista krimi,
    edhe ato makina qe kan jan te vjetra ,mbeturinat e botes,dhe te vjedhura neper bot..
    e cfar zhvillimi esht ky?!
    shqiptaret jan per drog,per prostituta ,per hajnira,per korrupsjon,per shkerdhatni,per sherre grindje dhe me fut dynjon n luft me njeri tjetrin sepse vet sapo ndezin fitilin e zjarrit dhe ikin nga syt kembet per azil politik duke fut boten ne perleshje te armatos me njeri tjetrin se shqiptart s luftojn por duan vec te gzojn fitoren..
    shqiptart prodhojn vec t kqija..
    shifni sot mbas tre dekadash demokraci sesi ikin nga syt kembet per me mos u kthy me ne “demokracin shqiptare”…
    shifni sesi vriten si shkerdhata..
    ca s po ngjojm.
    e ku kishte kshtu ne koh te enverit? te vriten njerzit si minjt e kanaleve. gjithandej neper makina,neper pyje,neper qoshe rrugesh, gjithandej neper erresire… turp …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje