Bie në prangat e policisë së Krujës një person që vendosi tritol pranë një mobiljerie në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Autori është identifikuar si Riza Haka 46 vjeç. Më parë ky shtetas kishte përndjekur biznesmenin B.B që rezulton pronar i mobiljerisë ku u vendos eksplozivi.
Haka i ka djegur më parë edhe dy automjete biznesmenit në fjalë.
1. Më datë 26.01.2017, dyshohet se shtetasi I mësipërm ka djegur mjetin tip Benz me targa AA 508 OA, në pronësi të shtetasit E.M. (djali I shtetasit B.B.).
2. Më datë 10.02.2017, dyshohet se shtetasi I mësipërm ka djegur mjerin tip Vosvagen me targa AA 145 PM, në pronësi të shtetasit A.B. (djali I P.B.).
Policia ushtroi kontroll në banesën e autorit të cilit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një pushkë; rreth 35 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; lëndë djegëse e llojit benzinë.