Këta janë dy skafistët shqiptarë që rrezikuan të mbyten nga mingarkesa e drogës

12 Shkurt 2017, 09:30Kronika TEMA

Ishin nisur nga Shqipëria, por janë arrestuar për trafik ndërkombëtar droge në Leçe.

Dy trafikantët shqiptare janë zbuluar pasi u shpëtuan nga një maltez në kanalin e Otrantos, dhe Policia ka arritur të zbulojë marijuanën me të cilën e kishin mbushur motoskafin.

Shqiptarët kanë hasur në probleme me motoskafin në ngushticën e Otrantos, për shkak të ngarkesës së tepërt me drogë dhe po rrezikonin të mbyteshin deri sa u shpëtuan nga një anije mallrash malteze në brigjet e Frigole.

Mediat italiane shkruajnë se në motoskaf shqiptaret nga Vlora dyshohet se kishin ngarkuar 1.5 ton marijuanë.

Ndërkohë shqiptarët janë identifikuar si E.Bode dhe B.Korça 23 dhe 24 vjeç.

Bregdeti i Salentos, prej disa muajsh është identifikuar si vend ideal për kontrabandistët e armëve dhe drogës shqiptare, sidomos në itinerarin nga Brindisi në Otranto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje