Nëndrejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Gjon Buzuku” në Tiranë, tentoi vetëvrasjen duke marrë mbidozë ilaçesh.
Ajo u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza
Shkak për këtë dyshohet të jetë bërë pezullimi i saj nga puna nga ana e Drejtorisë Arsimore Rajonale.
Bashkë me të është shkarkuar edhe drejtoresha e shkollës, Anila Muka, pasi kishte paguar një mësues që ndodhet jashtë vendit.
Ndërsa orët e mësimit, mësohet se i zhvillonte nëndrejtoresha me inicialet D.S, e cila e ka cilësuar si të padrejtë vendimin e DAR për pezullimin e saj nga puna.
Pasi mori trajtimin mjekësor, D.S u kthye në shtëpi, pasi ndodhet jashtë rrezikut.