Zbardhen përgjimet e rrjetit të prostitucionit në Tiranë: Një shoku im do një ...

10 Shkurt 2017, 21:45Kronika TEMA

Nga përgjimet e prokurorisë së Tiranës kundër grupit që shfrytëzonte prostituta në disa hotele, rezulton se në 10 janar 2017, shtetasi Elton Shtrepi me numër cel. 06941xxxx, telefonohet nga numri cel.0696xxxxx, i cili i kërkon Eltonit numrin telefonik të Genit (Mariglen Ahmetaj) sepse i duhet një “taksi e mirë” (femër).

Eltoni i përgjigjet që Geni është në gjumë, merre vete në darkë dhe të kryen hall.

Personi i përgjigjet se i kanë ardhur dy shokë nga Maqedonia, dhe Eltoni i thotë flisni dhe i jep numrin e Genit.

Ndërkohë rreth orës 22:10, shtetasi Elton Shtrepi me nr.cel. 06941xxxxx, bën një bisedë në celular me shtetasin Maringlen Ahmetaj 0698xxxxx, ku i thotë…. “se një shoku im don një “taksi”…., ja gjejmë të dali?, …flasim për çmimin, të merr(tel) vet ai, ….është ai, N….. që ishim te cepi”….

Gjatë bisedës flasin dhe për femrat me emra si “Nona”( e identifikuar si shtetasja Marsilda T.) etj,por Maringleni i thotë që i ka të gjitha të zëna për momentin, raporton Report TV.

Më tej në datën 30 janar 2017, shtetasi Maringlen Ahmetaj, me numër cel.0698xxxxx, telefonohet nga numri cel.0697xxxxxx, i cili i thotë” …jam një shok i Elton Shtrepit, desha me pi kafe, (lihet të kuptoj që don femër për prostitucion), Maringleni i thotë “…vetëm në darkë, nga ora 20:30, tek vendi. Personi i thotë se… duhet me ardhur këtu tek hoteli.

Maringleni i përgjigjet…”me bëj telefon, mos fol me Tonin”. Në orën 16:07, Marigleni i telefonon këtij shtetasi dhe i thotë…”ku je, atje ku me the”?

Pas aprovimit, shtetasi Maringlen Ahmetaj fillon të telefonojë vajzat për t’i dërguar atje.

Ky grup, 5 ditë më u shkatërrua nën operacion e koduar “Free Taxi” me një total prej 17 vetash, ndërsa për 9 ndaj tyre u morë masa e arrestit.

Fllanxe. A, Ambra.I dhe Mariglen Ahmetaj, Arben Bici, Përparim Kola, Albion Todri, Përparim Kola, Elton Shtërpi do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimit.

Ky grup sipas hetimeve për çdo shfrytëzim të vajzave përfitonte 100 euro ndërsa 50 euro ishin pagesat që merrnin vajzat e shfrytëzuara për raportet seksuale me klient të cilët siguronin tutoret e tyre dhe taksistët.

4 komente në “Zbardhen përgjimet e rrjetit të prostitucionit në Tiranë: Një shoku im do një …”

  1. enter"" says:

    Oh kur u bene edhe funderrinat shqipo per prostitucion mos ngelte prostitute ne kembe.

    Shqiptari paska qene qenie teper e ndyre.

    Plus qe keto meshkujt si sju vjen icik turp, skane byth me zene dashnore e shkojne me kurva….meshkuj leshi

  2. neda says:

    Keto metoda te kujtojne kohen e diktatures, c’pune ka shteti me lirit individuale te qytetareve? Sejcili eshte dhe duhet te jete i lire te veproje si te doje me jeten e tij dhe jo te marr leje te sekretari partise se me ke do te shkoje ne hotel per qejf. Policia e shtetit duhet ti leri keto show mediatik dhe te beje punen e saj funksionale per te cilen paguhet nga taksat e shqiptareve per te vene rend e qetesi ne kete vend e per te ruajtuar e garantuar parat ne udhetim te bankave qe po vidhen perdite. Qytetaret e dine vete dhe eshte pune e tyre se kur do shkojne e me ke do shkojne per qejf ne hotel apo ne natyre, kjo nuk duhet te jete pune e preokupim i shtetit. Ne se shteti do merrte rolin e diktatorit e ta ndalonte kete veprim, qe hyjne ne te drejtat themelore te njeriut, se pari duhet te nxirrte nje ligje qe cdo femre ne shqiperi ti caktohej nje rroge se paku 1 mije euro ne muaj ne formen e pages morale, po cfare te drejte ka ky shtet kur morali shtetit eshte 100% zero,ku korrupsioni e padrejtesit po bejne kerdine, ku me politikat e ndjekur nga shteti qytetaret po e braktisin vendin e tyre,ku ne vendin e tyre qytetareve nuk u lejohet ta zgjedhin vete deputetin,por ate duhet ta zgjedhi mafia-parti.Keto ngrehina ligjore duhet te shkaterrohen, e se me ke do te shkoje ne hotel x apo y eshte pune e tyre

  3. kusar hajni says:

    denohet tutori,shefi I kurvllimit pra. nuk denohet as kurva as kurvari.!!!
    ktij I thon tamam veting karakurvnor!
    sepse vetingu ka per qellim denimin e politikanve dhe shefave te shtetit dhe jo te shtetasve te thjesht qe shkerdhatsojn ligjet gjithanej.
    kur do denohen politikanet dhe shtetaret shqiptare,qe jan shefat e shkerdhatokracis shqiptare? sikurse kta tutoret kurvnor qe jan shefat e kurveris shqiptare!?

  4. shabani says:

    Hapni burdellot te mos kete krime per arsye te dobta dhe te jet prostitucioni I kontrolluar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje