Nis zbatimi i reformës në drejtësi. Prokuroria e Tiranës ka krijuar shtatë seksione hetimore të ndara sipas veprave penale.
Pritet që javën e ardhshme në këtë institucion të nisë edhe shorti elektronik që do të sjellë ndarjen e dosjeve tek prokurorët në këto njësi.
Mësohet se narkotikët dhe trafiqet do të drejtohen nga Arben Nela, ndërsa krimi ekonomiko financiar do të jetë në drejtimin e Mariola Mërtirit.
Në krye të seksionit kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës do të jetë Deniona Kodra.
Krimet kundër jetës dhe aktet terroriste nga Erion Pano, veprat penale kundër pronës nga Dritan Rreshka, Hysni Mulaj do të drejtojë seksionin e krimeve të kryera nga të miturit, dhe Gjergji Tako seksionin e vendimeve penale dhe marrëdhëniet juridiksionale me jashtë.
Këto njësi kanë nisur funksionim e tyre nga ditën e hënë.
Pas këtij urdhri mësohet se njësitë ekzistuese deri më tani të njohura si task-forcë janë shkrirë plotësisht.
Ama me prokuroret e Llalles do e bekemi vetingun? Prit se tani “i piu e zeza” te korruptuarit….