Banka transportoi para me të njëjtën kompani pas grabitjes edhe sot, zbulohet shuma e grabitur

10 Shkurt 2017, 14:25Kronika TEMA

Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Altin Qato numëroi gjithë gabimet dhe shkeljet e bëra nga kompania e sigurisë që transportonte thasët me para.

Ai informoi se nisur në shkeljet e konstatuara, gjatë paradites së sotme u vendos heqja e certifikatës së shoqërisë së transportit.

Qato dha detaje rreth grabitjes së parave të bankës dje gjatë rrugës në Kashar.

Prokuroria e Tiranës informoi se grabitësit morën 2.7 milionë euro në 7 thasë në grabitjen e djeshme në Rinas. Njëra nga makinat e tipit Chevrolet e cila u përdor për grabitjen konfirmohet e vjedhur në Serbi.

Sistemi i kamerave ishte funksional, por dyshohet se është fikur nga punonjësit e policisë private që kanë qenë në makinë. Nga ana tjetër edhe pajisjet e GPS kanë qenë të fikura qëllimisht.

Deklarata

“Sot më datën 10 shkurt 2017 me gjithë ngjarjen e ndodhur përsëri banka ka shoqëruar vlera monetare me Jaguar e cila nuk plotëson kriteret dhe i është hequr certifikata. Policia e Shtetit ka marrë masa për bllokimin e kësaj eskorte dhe kthimin përsëri në bankë”- tha Qato.

Sipas tij, nga ata e firmës private, që kryente transportin e parave janë shkelur disa rregulla.

Rregullat e shkelura nga shoqëria e sigurisë fizike:

– Mjete ishin të modifikuara dhe nuk plotësonin kriteret pavarësisht se në lejet e transportit rrugor nga Drejtoria përkatëse është shkruar mjet për transport të veçantë.

– Kamerat e sigurisë në mjet nuk ishin të instaluara.

– Njëri nga drejtuesi e mjetit nuk ka qenë i autorizuar për të lëvizur me këtë mjet.

 

– Nuk kanë përdorur armët ashtu siç parashikohen në ligj për raste të tilla.

– Mjetet e monitorimit nuk ishin të certifikuara.

– Të dy automjetet nuk kishin logon e shoqërisë së transportit të parave.

– Nuk është kërkuar bashkëpunimi me forcat e policisë.

Bazuar në shkeljet e konstatuara, gjatë paradites së sotme u vendos heqja e certifikatës së shoqërisë së transportit.

5 komente në “Banka transportoi para me të njëjtën kompani pas grabitjes edhe sot, zbulohet shuma e grabitur”

  1. Evi says:

    Bankat i vjedh Shkelzen Berisha dhe Flamur Noka! Po ta vini re kur vidhen bankat Berisha plak qendron dy ore ne foltire se e di cfare do beje i biri me tane dhe langorin Noka. Ordineri dhe hajduti Noka dje hyri triumfues ne parlament ia dha lajmin Plakut llapaqen kur ne lajmet nuk kishte dale akoma lajmi! Eshte bashkepunim i paster i tyre me krimiin per te vjedhje e vrasje duhen paguar ata qe do bejne rremuje dhe vandalizma me 18 shkurt! Mos e censuroni komentin po merreni ne kondiderate! Vjedhjet e bankavr i kane rrenjet e thella aty te Zeni sypeshkaqeni dhe Muli puli languli! Pse shkoi vete Armina mbreme te shihte Filma me seks pa Zenin?! Ehe Zeni ishte i zene se po numuronte parate e vjedhura! Jane te betuar te Berisheve keta qe vjedhin bankat -si ata te betuarit per Hitlerin!

  2. Angjelini says:

    Ne burg hajdutet pasi duhet te mesojne se jetesa duhet te perballohet me pune te ndershme dhe jo duke mashtruar. Njerz pa dinjitet.

  3. xhelo says:

    Ore derisa Banka eshte private c’fare dreqin keni qe merreni me parate e tjetrit,vdiq ajo kohe qe gjithcka ishte e popullit.Shikoni se si milet si lope shteti cdo dite,me miliona vidhen,pa polic dhe pa hajdute ,vidhet me ligje.Per mua le te vjedhin cdo dite banken ,policia private eshte pergjegjese kurse shteti ne te gjithe boten ,i vjen keq dhe policia shteterore ben sehir.

  4. tan_tironci says:

    Filloni nga Ai, qe bertiste, Shteti I vjedh. Sec me kujtoi shprehjen e hajde title, kur Hajduti ze e Bertit, Kapeni hajdutin!!!

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Plumbat kane shpuar xhamat nga brenda,duke zgjeruar brimen ne dalje,duke rexuar alibine e sulmit dhe dorzimit te rojeve private.
    Bashkepunimi eshte shume i dukshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje