Saimir Tahiri flet për grabitjen e djeshme: E patolerueshme që bankat s’marrin asnjë masë

10 Shkurt 2017, 10:43Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri foli nga Elbasani, ku vijon fushatën për dorëzimin e armëve, për grabitjen e djeshme.

“Grabitja është pasqyra si dështojnë hallkat që duhet të garantojnë siguri. E patolerueshme që bankat të transportojnë shuma të mëdha me zero siguri. Ngjarja nuk do të ndodhte nëse policia private dhe banka do të merrnin masat minimale”, tha Tahiri.

Ministri shtoi se kemi të bëjmë me një “ngjarje kriminale”, për të cilën “policia duhet të bëjë maksimumin për zbardhjen e saj”.

Tahiri shfajësoi policët privatë, duke thënë se ata që “paguhen maksimumi 20 mijë lekë, nuk mund të bëhen heronj”.

4 komente në “Saimir Tahiri flet për grabitjen e djeshme: E patolerueshme që bankat s’marrin asnjë masë”

  1. besi says:

    zMinister nje pyetje kam. Kush i licencon keto kompani, bakat apo ju?
    nese 10 apo me shume kompani ne treg jane te te njetit standart, cfaj ka banka. Standartin e ketyre kompanive nuk e percakton banka, por ju qe i licensoni( apo 99 % e ketyre kompanive jane njerez te afert te polotikes).
    Banka nuk merret me lincensim, dhe normal nje nga keto kompani do zgjedh. Me shume para apo pak para ky nuk ehste problemi, ato tendera jane. Kompanite vijne ne rregull me documentacion, banka nuk ka kopetence te gjukoj lejet e dhena nga ju, licensimin dhe standartet i percakton policia shtetit.
    Pastaj per sa i perket rroges, ku qendron faji bankes. x kompani ne tirane, pse ju jepni leje te gjithve, ka nje limit nr. ne menyre qe keto punojese qe do punojne te paguhen sakte. po rrogat kush i kontrollon.
    turp tju vij , qe perpiqeni ta hidhni fajib te bankat. fajet i ka policia shtetit dhe ajo private.

  2. Devolliu says:

    Saimir, po ai qe vodhi lopen ka ndonje cik faj apo jo ?

  3. Tunxh Bir says:

    Sajme nuk je aty per dispecer qe te shperndash fajin,Shko te pish nje kafe me Erjon Bracen dhe me ndonje tjeter dhe merni ndonje nisme ligjore per te mbrojtur parate e shqiptare nga keto vjedhje te turpshme,banka duhet te paguaje nje mega gjobe te barabarte me humbjen e lekeve,kjo per arsyen e thjeshte te demtimit te imazhit te shtetit shqiptar ne bote si shtet i dhjere qe e turperojne 2 alabake ,gjithashtu bankat duhet te paguajne permes gjobes edhe per demin psikulogjik qe i shkaktojne publikut ngjarje te tilla qe rrisin shkallen e pasigurise ne vend dhe dekurajojne njerezit e ndershem jo hajdute qe ta ndertoje te ardhmen ketu,shoqeria e sigurimit te transportit te paguaje gjobe si edhe banka per te njejtat arsye,pas kesaj te shihet urgjentisht mundesia qe te shkrihen perfundimisht keto shoqeri sigurie qe e mbrojne paran kur nuk e sulmon kush dh mbushin breket ne momentin me te pare, urgjentisht transportin ta mari ne dore policia pasi ato para jane te shqiptareve, dhe e fundit por jo me pak e rendesishme. Mblidh strukturen tende analizo ngjarjen shkarko gjith te paaftet qe ke verdall dhe po qe se s ke rezultat ,ik edhe vete

  4. Toni says:

    Vetëm policia s’ka faj fare. Iku në drejtim të kundërt me grabitësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje