10 muaj burg i ka kushtuar dashuria një të riu.
Shtetasi Daniel Xhepa, banues në Çermë të Lushnjës nuk ka duruar dot refuzimin e një vajze dhe ka zgjedhur një formë tjetër për të krijuar një lidhje, atë të shantazhit.
20 vjeçari kishte arritur të merrte nën kontroll llogarinë e Facebook të vajzës 19 vjeçare me inicialet O.K dhe përmes saj e kërcenonte.
Përndjekja zgjati për një periudhë të gjatë kohore ku Xhepa kërkonte ta detyronte adoleshenten për të pranuar një lidhje mes tyre.