FOTO/ Bulqizë, identifikohen minatorët e vrarë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

10 Shkurt 2017, 13:00Kronika TEMA

Janë identifikuar tre personat që mbetën të vrarë gjatë punës në minierën e kromit në Bulqizë.

Bëhet me dije se 3 shtetasit kinez  janë R.G, (specialist sigurimi i pusit), H.J ( kryepunëtor), H.A (punëtor).

Trupat e tyre u gjendën në pusin 41, në nivelin 21 të minierës ku më 4 shkurt  ndodhi një shpërthim i fuqishëm.

Për shkak të sasisë së madhe të gazit helmues dhe shembjeve të mëdha që u shkaktuan, u dëmtuan fizikisht  edhe disa punëtorë kinezë të cilët momentalisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit  kinezë janë nxjerrë nga miniera dhe po transportohen me autoambulancë për ekspertizë mjeko – ligjore në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje