Grabitja në Rinas/ Tahiri: Policia do të shoqërojë paratë e bankave, kompanitë e sigurisë në sitë

10 Shkurt 2017, 18:42Kronika TEMA
Grabitja në Rinas/ Tahiri: Policia do të shoqërojë

Masa të rrepta nga ana e Policisë së Shtetit në lidhje me bllokimin e grabitjes së parave të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gentian Sejko dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe zhvilluan një takim një ditë pas grabitjes së ndodhur në afërsi të aeroportit të Rinasit.

Gjatë këtij takimi u diskutua për një sërë masash të reja shtesë në lidhje me transportin e sigurtë të parave. Ministri Tahiri deklaroi se ka nisur inspektimi i policisë për kompanitë private të sigurisë.

Ndërkohë sipas tij po punohet për një plan masash shtesë që do të dakortësohet mes palëve dhe për zbatimin e tij do të ngrihet një komision i posaçëm që do të monitorojë zbatimin e këtyre masave. Tahiri është shprehur gjithashtu se policia do të jetë e pranishme kur do të kryhen transferime të parave të bankave.

Dua të falenderoj Sejkon dhe Bracen, është një tryezë permanente e jona, e mbledhur disa herë më parë. Sot ishte e planifikuar për t’u mbledhur, por mori më shumë rëndësi për shkak të ngjarjeve të fundit. Kemi dakordësuar disa masa, që do ta bëjnë më të sigurt biznesin e bankave dhe transportin e vlerave nga bankat. Policia ka nisur një inspektim të të gjitha shoqërive private dhe nga ana tjetër do të implementohet edhe në atë sektor disa masa me trajtimin e burimeve njerëzore, cështja e pagës dhe plotësimin e kritereve ligjore të mjeteve.

Ligj për masat e sigurisë për transportin e vlerave monetare. Grup pune për të marrë në shqyrtim të gjitha cështjet dhe do të dalë me rekomandime direkte. Kemi një sërë kriteresh të cilat janë bërë të ditura dhe do të kërkohet implementimi i tyre dhe derisa të përmbushen, policia me bankat do të punojnë për të garantuar edhe transportin e parave me ndihmën e policisë drejt Rinasit.

Krahasuar me të kaluarën kemi bërë shumë, por ka edhe shumë punë për të bërë për të marrë masat për të parandaluar të tilla ngjarje. Eksperienca e vendeve të tjera flet, pasi janë zero në vendet e BE, pasi janë dekurajuar me masat parandaluese, edhe ne do të marrim masat. Deri në atë ditë policia do të jetë prezente për të garantuar transportin e vlerave monetare. Fenomeni vjen nga mungesa e sigurisë nga policia private, do të angazhojmë policinë e shtetit për të marrë masat për transportin e vlerave. Në vendet e BE nuk ndodhin të tilla vjedhje, pasi për shkak të bojës apo elementëve të tjerë, ato para janë të papërdorshme më” deklaroi Tahiri.

Ndërkohë kreu i Komisioni të Ekonomisë Erion Braçe deklaroi se pavarësisht ngjarjeve të tilla, ofrohet siguri financiare për qytetarët.

“Ngjarje kriminale ndodhin. Sistemi financiar është nën kontroll të shumëfishtë. Jo vetëm të BSH por edhe bankave. Pavarësisht ngjarjeve të tilla, ofrohet garanci për qytetarët. Interesi financiar është interesi qytetar, është nga elementët më të rëndësishëm, këtu nuk ka histori politike.

Këtu ka vetëm përgjegjshmëri. Në këtë frymë diskutuam edhe sot. Me këtë frymë disutuam edhe me Shoqatën e Bankave, me qëllim që propozimet shumë serioze të tyre, të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të përmblidhen në një dokument për të rritur sigurinë”, deklaroi Braçe.

Ndërkohë guvernatori Sejko deklaroi se “Me implementimin e planit të masave do të bëjmë të mundur shmangien e ngjarjeve të tilla”

3 komente në “Grabitja në Rinas/ Tahiri: Policia do të shoqërojë paratë e bankave, kompanitë e sigurisë në sitë”

  1. Devolliu says:

    Mjere ky vend!
    Ministri i Puneve te Brendeshme therret Guvernatorin e Bankes se Shqiperise si background per konference shtypi.
    Per nje cope karrike kane borxh te bejne palaco kedo qe tu dale perpara.

  2. KATHARSIS says:

    PO KOMPANITE PRIVATE SI DO JA BEJNE PA RRUGEN E RINASIT???

  3. Kaonia says:

    Cja futni pordhes kot te gjithe.Ne gjithe boten vlerat mometare transportohen me nje makine te blinduar qe perballon te gjitha armet automatike perfshire dhe kallashnikovin.Xhamat antiplumb i kane me rjeta sigurie metalike,kane pika per hapje zjari nga te 4 anet dhe kasaforte sigurie plus bojen brenda valixheve plus dhe sistemin spiun qe tregon vendodhjen e valixhes .Po keshtu ndodh me keta tiranaset qe su ngopen njhere ,marin tendera per gjithe shqiperine e blejne makina te modifikuara ne maqenoni per 2 mije euro.Me nje fjale po te kesh te gjitha keto hajduti nuk perdor dot antitankun se dhe leket digjen bashke me makinen,kuptohet po oa kallausin brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje