Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Tiranë.
47-vjeçari Ali.L po hetohet nga Prokuroria për shkak të një veprimi që ka kryer ndaj Ambasadës së Rusisë.
Ai ka shqetësuar disa herë nëpërmjet telefonit ambasadën ruse.
“Mësohet se 47-vjeçari, Ali. L po hetohen në gjendje të lirë pas denoncimit që është bërë ndaj tij nga Ambasada Ruse.
Nga se bëhet e ditur, 47-vjeçari ka telefonuar në mënyrë të përsëritur në Ambasadën Ruse, çka ka bërë që kjo e fundit ta denoncojë në polici.
Ende nuk janë bërë të qarta arsyet pse ai e ka bërë këtë veprim, ndërsa prokuroria do të jetë ajo që do verifikojë shkaqet”, thuhet në njoftimin e policisë.