DETAJET/ Krimi i pasionit në Fier, 29-vjeçarja që u vra nga i dashuri jetonte vetëm me fëmijët, burrin e kishte në emigracion

10 Shkurt 2017, 21:27Kronika TEMA

Drini Derveni nga Fieri dhe Ermira Arapi nga fshati Ngurrëz i Lushnjes, u gjetën të pajetë në një automjet në rrugën Fier-Hoxharë.

Policia e gjeti 32-vjeçarin me një pistoletë TT në dorë me të cilën më parë kishte vrarë 29-vjeçaren e më pas kishte puthitur armën në kokën e tij dhe e kishte shkrehur.

Për policinë, ngjarja është vrasje dhe vetëvrasje, ndërsa arsyet janë ende të pazbardhura, megjithatë përmendet një histori dashurie mes dy të rinjëve.

Drini Derveni ishte i martuar dhe më fëmijë e po ashtu edhe Ermira Arapi.

Vajza, me origjinë nga fshati Ngurrëz i Lushnjes, ishte edhe nënë e dy fëmijëve.

Ajo ishte kthyer nga emigrimi në Greqi dhe jetonte në shtëpinë e familjarëve të bashkëshortit, në fshatin Çlirim të Lushnjes.

Ata që e njihnin tregojnë se 29-vjeçarja jetonte e vetme, pasi i shoqi ndodhet ende në emigracion.

Ata ishin duke udhëtuar në rrugën Fier-Hoxharë në drejtim të bregut të detit dhe sapo kanë kaluar një urë, rreth orës 11:00 të kësaj të premte, mjeti tip “Jeep” ka dalë në anë të rrugës afër fshatit Shën Pjetër, ku ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë.

Për shkaqe ende të pazbardhura nga policia, Drini Derveni qëlloi me armën e tij bashkëudhetaren e më pas qëlloi edhe mbi veten. Policia e gjeti atë me armë në dore dhe shenja të qarta se kush e ka kryer krimin.

Policia ka mbledhur të dhënat dhe ka marrë në pyetje edhe familjarët e dy të rinjve nga Fieri dhe Lushnja për të zbardhur shkaqet që çuan dy të rinjtë drejt kësaj tragjedie.

1 komente në “DETAJET/ Krimi i pasionit në Fier, 29-vjeçarja që u vra nga i dashuri jetonte vetëm me fëmijët, burrin e kishte në emigracion”

  1. vlorak says:

    Nje nga Lushnja nje nga Fieri pse i bani dam njani tjetrit.Pasion thote ky shkrim .jo pasion or tej por psihopati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje