Gratë dhe fëmijët emigrantë përdhunohen nga trafikantët në kampin Dunkerque

12 Shkurt 2017, 18:25Bota TEMA

Mizoritë e trafikantëve nuk njohin kufij. Sipas të përditshmes angleze “The Guardian”,  gra e fëmijë përdhunohen në kampin e refugjatëve në Dunkerque në veri të Francës.

Ndërkohë kryeministres britanike Theresa May iu dorëzua një peticion i firmosur nga mbi 50 mijë veta, ku i kërkohet që të vazhdojë të presë fëmijët emigrantë të pashoqëruar me prindër që janë futur në Evropë.

Ky reagim vjen pas vendimit të Ministres së Brendshme të Britanisë Amber Rud, e cila vendosi mbylljen e një programi që do të priste 3 mijë fëmijë të braktisur.

Rud ka vendosur që numri i minoreneve që mbretëria do të presë të jetë 350.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje