Juventusi nuk di të ndalet në kampionat.
Bardhezunjtë morën një tjetër tre pikësh mjaft të artë, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 përballë ekipit të Kaliarit në transfertë.
Është bomberi argjentinas Gonzalo Higuain që me dopietën e tij vendosi fitoren për “Zonjën e Vjetër” që vijon rrugën drejt titullit kampion.
Me këtë fitore Juventusi mban vendin e parë me me 60-pikë të grumbulluara, shtatë pikë më shumë se Roma që është në vendin e dytë.
Ndërkohë sfida tjetër mes Sampdorias dhe Bolonjës përfundoi me rezultatin 3-1.
Java e 24-të mbyllet ditën e nesërme me ndeshjen e fundit Lazio-Milan.
undefined
undefined