“Opozita është e pashpresë dhe nuk ka vënë mend. Gjuha e fortë e Donald Lu ndaj Llallës, s’është personale, por është gjuha e SHBA”

13 Shkurt 2017, 10:11Politika TEMA

Kreu i FRD, Bamir Topi, shprehet se po negociohet me Partinë Socialiste në funksion të koalicionit për zgjedhjet e 2017-s.

Argumenti kryesor për këtë vendim është zgjerimi i bazës politike të tij për reformat jetike.

I pyetur për gjendjen e opozitës, Topi shprehet:

Opozita parlamentare është në një rrugë­tim pa surpriza. Unë prej kohësh e kam parashikuar trajekto­ren e saj.

Për fatin e keq të saj opozi­ta aktuale është një institucion që nuk ka nxjerrë mësime nga mënyra si ka bërë politikë me instituc­ionet e shtetit në vitet e qeverisjes së saj.

Është në të nj­ëjtin shtrat të pa aj­rosur ku ambiguiteti në mendime dhe sido­mos në vendimmarrje, sipas meje nuk jep shpresë për çlirim nga “prangat” e frymës totalitare që mbizo­tëron në sjelljen e saj”, thotë ish-presidenti për gazetën Mapo.

Ndërkohë, i pyetur për përplasjen Lu-Llalla, Topi thotë se Donald Lu flet në emër të SHBA, jo të tijin personal:

Nuk mund të interpr­etoj notat personale të debatit. Për sa unë njoh politikën dhe shtetin kam bindjen se në mënyrën e sj­elljes së përfaqësue­sve të partnerit tonë kryesor SHBA, asgjë nuk vjen me nota personale.

Është në kulturën politike të atij vendi të madh funksionimi me gju­hë institucionale dhe të fortë e të drej­tpërdrejtë.

Miqtë tanë e kanë deklaruar qartë se kanë vendosmërinë të bëjnë Refo­rmën në Drejtësi shp­ejt, fort dhe pa mëdy­shje. Edhe bindja ime është që kjo refor­më nuk do të mund të ndalet dhe për asnjë arsye”.  

2 komente në ““Opozita është e pashpresë dhe nuk ka vënë mend. Gjuha e fortë e Donald Lu ndaj Llallës, s’është personale, por është gjuha e SHBA””

  1. landi says:

    Bamir, o ish president me votat e te djathteve…dhe krushk me bosat e te majtes!!!
    Nuk besoj se do votohesh, kur te futesh ne koalicion me Ramen! Te jesh i sigurt.
    Po ti vetem politikan nuk ke qene kurre dhe harram vota, qe te kam dhene dikur, kur kandidonje perballe Mrika Kodhelit (Vata)…
    Do dalesh deputet? Ne listen e PS, apo ne listen e partise tende? Nuk do marresh vota aq sa duhen, kete e ke te sigurt, sepse te djathtet nuk te votojne me. As vende pune mos u premto atyre, se ti fatin e Skender Gjinushit, Spartak Ngjeles dhe Milos se PDS do kesh.
    Mire thone, budallaj budalla ngelet tere jeten!

  2. Bushi says:

    Ne te miren e vendit,do te ishte me e mire dhe e llogjikeshme,ne krye te opozites djathe duhet te jete partia e Bamir Topit FRD-ja,si parti e moderuar.Kurse pd-ke eshte parti fashiste e cila nuk ka qene kurre per te miren e shqiperise,por vetem per destabilizimin e saj,shkaterrimin e saj.Kur kjo parti eshte e till,per çfare i duhet popullit,dhe per çfare duhet t’a votoi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje