Gazmend Braka, i njohur ndryshe si Gaxhai, u arrestua në vitin 1997 për kryerjen e një sërë krimesh me bazë në qytetin e Vlorës.
Banda e drejtuar prej tij ishte me qendër në Cerkovinë, ndërsa krimet kryheshin në mënyrë të organizuar në të gjithë qytetin. Kundërshtari më i madh për të ishte banda e ngritur nga Zani Caushi.
Për herë të parë që kur provoi prangat në duart e tij, Gaxhai flet për gazetën Shekulli.
I vetëm në dhomën qeli, takimet me familjarët të rralla. Qëndron i vetëm në dhomën e vogël të sektorit VIP që ndodhet në katin e dytë të godinës brenda së cilës janë akomoduar edhe dhjetëra të tjerë, dënuar me burgim të përjetshëm.
Cila është dita juaj brenda këtyre mureve?
Jemi mësuar tashmë. Unë u bëra 40 vjeç këtu. Jam futur fëmijë në burg dhe tashmë e di shumë mirë se çdo të thotë të qëndrosh në qeli. Dita është shumë e thjeshtë. Zgjohem në mëngjes, përgatis ushqimin dhe më pas mundohem të bëj pak gjimnastikë. Është fare e thjeshtë.
Konsumoni ushqimin e burgut apo..?
Të them te drejtën nuk konsumoj ushqimin e burgut. Mundohem të gatuaj vet në dhomë. Ushqimet i blej në dyqanin e hapur për institucionin.
Kush është miku juaj më i mirë këtu?
Nuk do ta besoni po të them se mikun më të mirë kam televizorin. Gjatë ditës shkëmbejmë edhe ndonjë bisedë të shkurtër me shokët e sektorit.
Të cilët janë?
Burgu ka shumë të dënuar, por unë ndihem më mirë këtu me Arben Grorin, Taulant Balliun.
Këtu mësova se vuajnë dënimin edhe disa nga pjesëtarët e grupit që t’i drejtoje gjatë vitit 1997?
Po është e vërtetë. Këtu ndodhen. I takoj ndonjëherë.
Sa herë zhvillon takime me familjarët?
Takimet i kam të rralla. Familjen nuk e kam në Shqipëri. Prej disa kohësh ata ndodhen në Gjermani.
Sa fëmijë keni?
Kam tre fëmijë. Vajzën e madhe e kam 16 vjeçe dhe dy djem njëri 10 dhe tjetri 14 vjeç. Fakti që janë jashtë shtetit më pengon që unë të takohem me ta. Familjarët e tjerë i takoj më rrallë.
Sa herë komunikon me ta në telefon?
Kur më krijohet mundësia flasë në telefon me fëmijët. Më merr malli, por kështu e ka jeta. Ky ishte fati im.
Kush është Gazmend Braka i njohur si “Gaxhai”
Gazmend Braka i njohur ndryshe me emrin Gaxhai, u arrestua në vitin 1997, për kryerjen e një sërë krimesh në emër të organizatave kriminale me bazë në qytetin Vlorës. Banda e drejtuar prej tij ishte me qendër në Cerkovinë, ndërsa krimet kryheshin në mënyrë të organizuar në të gjithë qytetin. Në Vlorë u krijuan disa grupe kriminale me të cilat Gaxhai ishte në rivalitet. Kundërshtari më i madh për të ishte banda e ngritur dhe drejtuar nga Zani Çaushi. Është dënuar nga të gjitha shkallët e gjykimit me burgim të përjetshëm. Këtij dënimi në vitin 2005 iu shtua edhe ai për tentativë arratisje. Në grupin e Gaxhit bënin pjesë, Armando Sulejmani, Sokol Sinomati, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu. Këta të fundit morën të gjithë nga një dënim me 25 vite burg. Që nga momenti kur Gaxhai u dënua me vendim të formës së prerë, emri i tij nuk është përmendur më në media. Gjatë bisedës në tha se nuk ka pasur asnjëherë interes të flas në media për të shkuarën e tij dhe për historinë e vitit të mbrapshtë. Edhe drejtuesit e burgut të Peqinit shprehen se Gaxhai që nga momenti i akomodimit në institucion, ka qëndruar i heshtur duke mos paraqitur asnjë problem.
GAXHAI heroi demokracis , ah lum ju o popull me heronjt e rinj , krenohuni krenohuni se nuk meritoni me shum seç jepni.
Lirojeni e niseni per ne USA se o gjynof,le te bashkohet me ato refugjatet qe po protestojn me u fute ne USA.
Ju lumte gazetareve qe bejne intervista me monstra te balsamosur! Dhe te tjereve qe i shperndani,postoni…! E keni te veshtire te gjeni ndonje kriminel aktual? Apo, zot na ruaj, individe qe kane ndonje merite dhe aftesi, ose qe nuk kane kryer krime?! TURP!