Ministri i LSI Panariti: Popullit nuk i intereson se me kë do bëjmë koalicion apo 71 vota, do punë

12 Shkurt 2017, 16:52Politika TEMA

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti nga Pogradeci tha se njerëzve nuk u intereson si do konfigurohen koalicionet zgjedhore, por kërkojnë vetëm punë e zhvillim.

Në lidhje me koalicionin e majtë ai tha se nuk jemi në kohën e zonjës nga Berati që thoshte, pa buke, pa drita rrimë, vetëm ju bashkohuni.

“Jemi në kohë tjetër, kur populli shqiptar kërkon mbështetje, punë, investime, tha Panariti. Jemi në kohë tjetër, kur populli shqiptar kërkon mbështetje, punë, investime. Fermerëve dhe popullit nuk i intereson se me kë bëjmë 71 vota, ata duan zhvillim”, tha Panariti.

“Peshkatarët e fermerët duan punë, jo vetëm koalicione”, shtoi ministri. Pas takimit me peshkatarët, Ministri i Bujqësisë tha se më 15 shkurt do të hapet sezoni i peshkimit me grep.

“Pas takimit me peshkatarët në Udenisht dhe pas njohjes me problemet e tyre, erdha në këtë qendër. Kjo qendër është e rëndësishme për prodhimin e rasatit për Liqenin e Ohrit. Garantohet një sasi shumë e madhe prodhimi, 1 milion copë rasat.

Pas takimit me peshkatarët, vendosa që ta hapim me 15 shkurt sezonin e peshkimit me grep. Do të ndërtojmë 4 mole të reja. Do të bisedoj me ministrat e tjerë të linjës, për dy kolektorë të tjerë të rinj për pastrimin e ujërave të liqenit.

Do të urdhëroj që të kontrollohen të gjitha pikat e shitjes se rrjetave jashtë standardit dhe do sekuestrojmë të gjithë ato të papërshtatshme”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje