Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE? Eurodeputetja rumune: Dënoni funksionarët për korrupsion

13 Shkurt 2017, 15:32Politika TEMA

Në prag të votimit në seancën plenare të Parlamentit Europian të projektrezolutës për Shqipërinë, eurodeputetja rumune Monica Macovei këmbëngul në dënimin e korrupsionit politik në Shqipëri.

Shefja e Komitetit të përbashkët të Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë ka deklaruar se, vetëm kur të ndëshkohen me burg funksionarë apo ish-funksionarë të lartë, atëherë do të hapen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.

Duhet të nisim negociatat me Reformën në Drejtësi, sepse përbën sfidën më të vështirë për ju.

Nëse Shqipëria përparon në këtë drejtim, nuk do të ketë pengesa për hapjen zyrtare të negociatave.

Por e kuptoj se është shumë e vështirë të vihet drejtësi.

Ne kemi shumë ligje si ‘vetting’-u, ku problemi kryesor mbetet zbatimi praktik.

Do të ndërtoni një zyrë të prokurorit antikorrupsion.

Por themelore mbetet se kush do të punojë aty, sepse vetëm njerëzit e aftë mund të sjellin ndryshime”, thotë Macovei për Top Channel.

1 komente në “Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE? Eurodeputetja rumune: Dënoni funksionarët për korrupsion”

  1. arber says:

    PA SHIKO KUSH FLET,ATA QE ANTARESIMIN JA U BENE DHURATE PER MOTIVI GJEOPOLITICI . PTY Z..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje