FOTOT/ Grabitësit e Rinasit i kishin groposur paratë në tenxhere me presion, policia gjen më shumë se një milion euro

15 Shkurt 2017, 10:52Kronika TEMA
FOTOT/ Grabitësit e Rinasit i kishin groposur paratë në tenxhere

Operacioni “Patriot” ka vijuar gjatë gjithë natës në Tiranë dhe në disa qarqe, për të gjetur paratë e grabitura në Rinas.

Policia bën me dije se në Vlorë u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha paund, dollarë amerikanë, australiane, kanadeze, si dhe euro.

Në Vorë tek servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi eurosh e dollarë.

Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj.

Operacioni vijon qoftë për gjetjen e provave të tjera material, ashtu edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje.

Raportohet se policia ka gjetur më shumë se një million euro, por kjo shumë nuk është konfirmuar.

Në prangat e policisë ditën e djeshme përfunduan Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnjë e banues në Tiranë, ish-punonjës në SHPSF “Rogat”; Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish-efektiv në Forcat Ushtarake; Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në Forcat Ushtarake të Zall-Herrit dhe Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A. dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.

1 komente në “FOTOT/ Grabitësit e Rinasit i kishin groposur paratë në tenxhere me presion, policia gjen më shumë se një milion euro”

  1. Kritiku says:

    Mesoni qe te shkruani me kuptim, ore gazetare “dru-me-pre”! Vetem nje analfabet funksionale mund te ndertoje nje fjale si kjo: “Grabitesit e Rinasit, i kishin groposur parate ne tenxhere me presion, policia gjen me shume se nje milion euro”.
    Ne rradhe te pare nuk groposen ne tenxhere, or tunxh gazetar.
    Ne rradhe te dyte, e kupton ti se kur duhet vene “presje” dhe kur duhet vene “pikë”, ne fjali? Perpara fjales “policia” duhej vene “pike” or tunxh!
    Mero, dergoi keta analfabete ne shkolle, qe te mesojne gjuhen shqipe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje