Kur duhen edhe pak orë nga takimi në “Shtëpinë e Bardhë” midis presidentit Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, palestinezët janë në alarm sepse mund të ndryshohet qasja “Dy kombe, dy shtete”.
Sipas kësaj formule është menduar se mund të arrihet paqja në Lindjen e Mesme, por tani amerikanët janë të mendimit se mund të ndiqen rrugë të tjera, nëse edhe palët janë dakord.
Në Izrael, qeveria e Netanyahu-t gjithnjë ka qenë kundër idesë për “dy kombe, dy shtete”, për më tepër që janë shpeshtuar ndërtimet e kolonëve në territoret palestineze, për t’i legalizuar ato e për t’i aneksuar.