Sekretari i NATO-s Stoltenberg i jep të drejtë Trump-it për shpenzimet

14 Shkurt 2017, 18:02Bota TEMA

Në muajt e kaluar pati mjaft debate pas deklaratave të Donald Trump-it në lidhje me të ardhmen e NATO-s.

Presidenti aktual i SHBA-ve tha se vendet e tjera anëtare të aleancës duhet që të shpenzojnë më shumë dhe të mos përfitojnë vetëm nga harxhimet e vendit të tij.

Pra këto fjalë më shumë kishin lidhje me ekonominë sesa ushtrinë.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriore Jens Stoltenberg i jep të drejtë Trump-it.

“Secili vend duhet që të përmbushë detyrimet sa i përket shpenzimeve. Të rrimë të bashkuar, të mbrohemi reciprokisht dhe kjo është diçka e mirë për Evropën dhe SHBA-në. Kur tensioni ra pas Luftës së Ftohtë shpenzimet ranë, por tani që tensionet janë rritur prapë, duhet të harxhojmë më shumë”, tha Stoltenberg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje