Assadi ka vrarë 1 milion njerëz. Nuk mund të heshtim”

13 Shkurt 2017, 21:09Bota TEMA

“Në Siri, Assadi ka vrarë gati një milion njerëz. Ne nuk mund të heshtim”.

Kështu ka deklaruar presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan që nga Bahraini, ku ndodhet në një seri vizitash në vendet e Gjirit.

“Siria ka nevojë për një proces tranzicioni, në të cilin të gjitha grupet etnike dhe fetare të jenë të përfaqësuar, duke siguruar unitetin e vendit”, shtoi lideri i Ankarasë, vetëm disa ditë para raundeve të reja të bisedimeve, në Astana dhe Gjenevë.

Erdogan tha gjithashtu se tre mijë rezervistë të ISIS janë vrarë nga ndërhyrja ushtarake e Turqisë në veri të Sirisë, duke deklaruar se operacioni “Mbrojtja e Eufratit” – që filloi në fund të gushtit të vitit që kaloi – ka për qëllim që të “krijojë një zonë të sigurt në Siri, të paktën 4-5 mijë km katrorë”.

“Tani, duke liruar al Báb-in nga ISIS, ne vazhdojmë punën tonë”, shtoi Erdogani, duke iu referuar qytezës strategjike, e cila për muaj të tërë ka qenë në qendër të përleshjeve të dhunshme.

1 komente në “Assadi ka vrarë 1 milion njerëz. Nuk mund të heshtim””

  1. .. says:

    Sulltan Sultiac Erdogani eshte “kopja Orgjinale” e Assadit….. per tu mbajtur ne Pushtet ka bere te njejtat Krime dhe eshte i gatshem te beje edhe me Keq se Assadi. Mos harrojme qe te drejtat e njeriut vitin e kaluar ne Turqi ishin Alarmante (nga nje shtet qe pretendon te integrohet ne E.U.)
    Assadi nuk ka bere as gje me shume se te mbahej ne Pushtet pas luftes se piste qe i kishte shpallur Amerika (duke financuar ISIS-in dhe forcat opozitare).
    Goditja e Erdoganit daj Assadit ka te tjera qellime….mos harrojme masakrat e Erdoganit ndaj Kurdeve, ndaj Minoriteteve te tjera Etnike dhe c’do force opozitare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje