Koreja e Veriut alarmon botën

13 Shkurt 2017, 14:38Bota TEMA

Koreja e Veriut konfirmoi se testi i raketës balistike tokë-tokë me rreze nga të mesme në të gjatë veprimi ka qenë i suksesshëm. Lëshimi u krye të dielën nën mbikëqyrjen e udhëheqësit Kim Jong-un dhe shkaktoi shqetësimin e menjëhershëm të Seulit fqinj.

Ministria koreano-jugore e Mbrojtjes e përshkroi episodin si një provokim të armatosur, qëllimi i të cilit është të testojë reagimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump.

Së bashku me Amerikën dhe Tokion, Seuli kërkoi mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar mbi incidentin e konsumuar në lindjen e detit të Japonisë, ku raketa ka fluturuar për rreth 500 km dhe ka mbërritur 550 km lartësi.

Nga sa raportoi agjencia koreano-veriore e lajmeve “KCNA”, bëhet fjalë për një raketë të tipit “Pukguksong-2”, një lloj i ri armësh strategjike i aftë të bartë edhe një kokë me mbushje bërthamore.

Ekspertët janë të mendimit se, raketat e lëshuara nga një kënd i rrezikshëm për vendet fqinje kanë përdorur një motor me karburant solid, e kjo i jep fuqi të madhe e rreze të gjerë veprimi.

Me shqetësim, Ministria e Jashtme koreano-jugore deklaroi se provokimet e përsëritura të fqinjit të saj verior tregojnë natyrën e papërgjegjshmërisë dhe manisë prej maniaku të regjimit të Kim Jong-un te zhvillimi bërthamor dhe ai raketor i vendit.

NATO e dënoi gjithashtu veprimin e Penianit, të cilit Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg i kërkoi të mos i rrisë më tej tensionet, por të angazhohet sërish në një dialog të besueshëm me komunitetin ndërkombëtar.

Zërave të kritikës iu bashkua edhe blloku europian, që deklaroi se shkelja e vazhdueshme që Veriu komunist u bën detyrimeve të tij ndërkombëtare është provokuese dhe e papranueshme.

5 komente në “Koreja e Veriut alarmon botën”

  1. enter"" says:

    E mo boll me te tilla teatro, I ka tene amerika Kimit bej nje test qe te justifikojme rritjen e buxhetit per armatime te amerikes. A thu u shqetsuan vertet amerileshet. Edhe nese Kimi leshon nje rakete amerileshet e caktivizojne nga ajri….

    Keta tallin bythen me njerezimit…

  2. xxxx says:

    keta jane autoktonet e vertete dhe jo ca bythelepires

  3. xxxx says:

    keta jane autoktonet e vertete dhe jo ca bythelepires
    ….

  4. xxxx says:

    keta jane autoktonet e vertete dhe jo ca bythelepires dhe subhuman
    ….

  5. xxxx says:

    keta jane autoktonet e vertete dhe jo ca bythelepires dhe subhuman dhe pula
    ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje