Kim Jong-nam, vëllai nga babai i udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong dyshohet se u vra në Malajzi nga dy femra me gjilpëra të helmuara.
Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, gjysmë vëllai i diktatorit i cili ishte i njohur për aventurat e tij me femrat, është vrarë në Malajzi.
Ai kundërshtonte politikat e Kim Jong-ut dhe ishte për reformimin e vendit.
Kim Jong-nam, jetonte jashtë vendit, duke iu fshehur vëllait diktator.
Ai u largua pasi Kim Jong ekzekutoi xhaxhanë e tij ne dhjetor të 2013.
Policia në Malajzi tha për Reuters se një burrë i paidentifikuar nga Koreja e Veriut kishte vdekur rrugës për në spital nga aeroporti Kuala Lumpur, ditën e hënën. Abdul Aziz Ali, shefi i policisë për rrethin Sepang, tha se identiteti i njeriut nuk është verifikuar.
I punësuari në repartin e emergjencës të spitalit Putrajaya tha se bëhej fjalë për një korean që lindur në vitin 1970 dhe i mbiquajtur Kim.
TV Chosun e Koresë së Jugut, një rrjet televiziv kabllor, ka thënë se Kim ishte helmuar në aeroportin e Kuala Lumpur nga dy gra që besohet të jenë të Koresë së Veriut, operative në arrati.
Ministria e jashtme e Koresë së Jugut tha se nuk mund të konfirmojë lajmin dhe agjencia e inteligjencës së vendit nuk mund të bëjë koment.