Tony Blaier nis sulmet kundër Brexit

17 Shkurt 2017, 16:24Bota TEMA

Ish kryeministri i Britanisë Tony Blair ka nisur sulmet kundër daljes nga Bashkimi Evropian.

Në një deklaratë për mediet, ai shpreson që Britania e Madhe ta rimendojë edhe njëherë largimin nga unioni, pasi është në të mirë të saj që të jetë pjesë e BE-së.

Por qeveria britanike reagoi menjëherë dhe tha se divorci me Bashkimin Evropian do të bëhet.

Blair akuzoi kryeministren Theresa May se po aplikon një politikë të “daljes me çdo kusht” të Britanisë nga BE, e cila mund të sjellë pasoja të pariparueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje