Bini toskë e bini gegë, Lulëzim Garibaldi po ju thrret!

18 Shkurt 2017, 21:43Blog TEMA
Bini toskë e bini gegë, Lulëzim Garibaldi po ju thrret!

Keti Bazhdari

Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit

Po rrehë Flamuri i Shqypnis,

E thrret t’ bijt e Kastrijotit

Me mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!

Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!

A ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!

Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Per mbas Flamrit t’ vet Shqyptari,

Kur rrokë armët per t’ drejta t’ veta,

Atje lufta ndezet zhari,

Atje anmiku vehet m’ t’ leta.

Repertori që Luli & co kishin zgjedhë sot me ngrohë zemrat e militantëve.

Humoristike? Deri në sarkazëm. 
Sa fort po e keqpërdorni bre, këtë popull të varfër!
As për idiote, e pavend, e palidhje, s’mund të kalojë një gjë kaq djallëzore. 
Të përdorësh të tillë vargje, të konceptuara dhe të shkruara nga i madhi At Gjergj Fishta, në një kontekst kur Shqipëria shqyhej copa copa, vetëm që sot të kurdisësh shqiptarët kundër njëri tjetrit, është kulmi i sherrbudallallikut!

Duam ndarjen e politikës nga krimi, vrriste i ndricuari sot.

Duam dinjitet!

Duam drejtësi!

Duam punë!

Duam ta vëmë interesin e njerëzve të thjeshtë të parin!

Duam një të ardhme dinjitoze që na bën krenarë për vendin tonë!

Po mirë ore zotëri, ta zëmë se 8 vitet e sapombaruara të pushtetit tënd nuk të dolën, të arrije në të tilla konkluzione, po tani që ke arritur nivelin e duhur të ndricimit si mendon se bëhen gjërat, pasi shumica nuk e dijnë ende për cfarë i kishe mbledhur sot?! 
S’besoj se nuk e din as ti, pavarësisht se rrengu për të ngjarë naiv, shkreptinte nën qerpik.

U thoje :

Unë dua që ju, të jeni krenarë për vendin tuaj.

Unë dua që ju të jeni e të ndiheni të sigurtë.

Unë dua që ju të jeni e të ndiheni të mbrojtur.

Të mbrojtur nga arroganca.

Të mbrojtur nga padrejtësia.

Të mbrojtur nga varfëria.

Të mbrojtur nga korrupsioni dhe krimi.

Të mbrojtur nga propaganda.

Të mbrojtur nga ky sistem i pashpirt e i padrejtë.

Duke bërë propagandë synoje më shumë budallain se sherrin, tipike e bllofistëve, por aty ku lexojnë më mirë, dallon e kundërta dhe kjo mjafton për të ta heq vizën. Nuk del as sheshi Tienanmen për të ardhur në pushtet kështu o Lulëzim. As njerëzit në të. 
Duhet besim.  
Atë që ti s’e gëzon sa kohë të rrish nën hije të manit plak, si dinak i vogël duke prit rradhën për hisen tënde. 
Me pak fjalë krejt i pabesueshëm. 
S’do më kush kukulla pece të mbushura me havale të së shkuarës o Lul. 
Ti kërkon të hysh në autostradat e Europës me Ziz. E para s’kap ritmin, bllokon trafikun, stonon, ndot etj,. Dhe loja të nxjerr vetë jashtë kur s’gjen kurajon të shkëputesh nga mentaliteti i Ziz-it. 
Hidhe Ziz-in plak po të la Lul! Dorëzoja fatit të vet!
Sistemet nuk kanë shpirt! Lëri patetizmat prej fatosi! 
Sistemet janë ose të drejtë ose të padrejtë. Dhe drejtësinë se bën ti, as unë, as ai. Drejtësinë e bën vullneti i përbashkët. E bëjmë ne! Atë që se patët ju në atë kohë, u gjet në këtë kohë.
Në këtë kohë Lulëzim! 
Dhe mos mendo se njerëzit do rrinë për gjatë duke u bërë cadër e cadrës suaj, sepse s’do bieri shi per shumë kohë Lul. Do ketë kohë të mirë, transparente, xham fare.
Dhe Ambasada Amerikane nuk parashikon shi. Parashikon tërmet.

 

18 komente në “Bini toskë e bini gegë, Lulëzim Garibaldi po ju thrret!”

  1. M.S says:

    Proteste e pavend dhe e kot ..me vjen keq qe njerzit e shesin veten kaq leht dhe qe shtyhen per figura te kota dhe qe premtojn genjeshtra dhe vetem genjeshtra!

  2. Tani says:

    Lulzim basha duhet te denohet per hajninat qe ka ba masanej te kerkoj te rrezoj pushtetit hajdut

  3. e di ti says:

    Hajt per hajer i qofte te zotit te shtepise ?

  4. Zeni says:

    Kryehajduti lulzim basha kerkon qe te vras korrupsionin e hajdutllekun

  5. Luljeta says:

    Kishin kohe te mjaftueshme 8 vite per te bere dicka e nuk bene asgje.Luli flet me fjalet e Saliut nuk ka nje autoritet te vetin esht thjesht goja e Saliut ne trupin e Lulit.Njeri qe nuk mundet kurre me kene lider vetem hije e nje ujku te vjeter qe mban peng Shqiperine tesh 3 dekada.Shqiperia ka nevoje te rregullohet jo te mbese pre e disa mbeturinave te te shkuares qe dojn pushtet po nuk dojn Shqiperine as shqiptaret.

  6. Loran shehu says:

    Foi dhe kjo qe esht ber si tersi i shkodres ik mi bo noj pun

  7. Zhaku says:

    Big up Keti! Pse nuk qohen Shkodranet ne protest per kete kok leshen e Volanes par zoten.

  8. End rat says:

    Shume i gjendur dhe i sakte shkrimi!
    Fatkeqesisht Shqiperia ka njerezit e gabuar ne vendin e gabuar, pjesa tjeter historikisht sherbyes te denje dhe ekstremiste te pushteteve te kohes ose te ardhmes dhe asnjehere te familjes ose te ardhmes se femijeve.
    Po me vjen nder mend nje varg…

    A mendon se me madaja
    Do i luftosh ushtrite e medhaja (koha e turkut)

    E ne fakt sot Luli beri 2 gabime, perdori pa vend fjalen LUFTE dhe u vendos kunder ushtrive te medha.
    Nuk eshte as koha as klima per lufte por per mend!(koha e amerikes)

  9. Kiti says:

    Si nuk e kupton ky Luli se sa lolo po e ben Berisha ne sy te te tjereve. Kishin nxjerr ca cupelina per te folur per muzeumet e kohes se komunizmit ne nje kohe qe s’ja ka haberin se c’kane qene dhe normal qe s’kane si e kuptojne qellimin e ketyre muzeumeve. Po pse nuk ja sqaruan ketyre qiliminjve se kenget e asaj kohe qe ata duan ta fshijne , po kendonin sot. O ky Luli qe eshte bere tamam si “Luli vocerr” nuk di se c’po ben por vec o burra ne tym. Te lumte Keti sepse njerez si ti i duhen ketij populli per t’ju hapur syte.

  10. Megi says:

    Saliu po e perdor Lulin per te shpetuar veten e femijet e tij. Pak i intereson se Luli zhvleresohet si kryetar partie e do e hup kredibilitetin e tij ne bazen e demokrateve sepse njerezit jane lodhur nga keto shfaqje teatrale pasi e kuptojne sh mire se sa te afte e se sa shume i han meraku per popullin pasi e treguan kur paten pushtetin ne dore. Mjaft me se jane bere si palaco cirku . Te komplimentoj Bazhdari per shkrimin , gjithmone i goditur

  11. Olsi says:

    Cdo njeri me pak tru e kupton qellimin e protestes , sa te shikoje femijet e Sales qe po protestonin . Zeni me Argiten s’kane dal kurre me perpara ne mitingje e protesta e ne tubime , madje as kur organizoheshin e drejtoheshin nga i ati por vetem sot. Pupuupupu si nuk e kupton ky Lul shkreti se sa marionete ne duar te Saliut eshte. Analize e sakte Keti Bazhdari. Ju pergezoj

  12. Dritani says:

    Shum shkrim me vlere Keti, te gjithe e dime qe kjo protest ishte e pa nevojshme , Basha po tallet me popullin shqiptar e ka treguar veten ai qe nuk ben as per kryetar PD as per minister , e dyta ai ska asnje program konkret per te ardhmen e vendit,se treti ai eshte kunder reformes ne drejtesi dhe reformave te tjera qe jane te dobishme dhe te domosdoshme per te patur nje shtet ligjor, nje gjyqesore te pavarur nga politika dhe te luftojne korrupsionin,ca presim nga nje kryetar si Basha kur ai nuk mbeshtet reformat per te miren dhe te ardhmen e ketij vendi, Perdor e tallet me popullin e shkrete.Turp i madh per te..

  13. Drita says:

    Kur fliste Luli me cuditi!! E quan veten intelektual? Turp ti fole si alabak o mjerane Si nuk te vjen turp o I marre Ti ishe ne pushter, punove ne cdo ministry dhe kudo qe ke puniar e ke dhire . Duke pare rezultatet e punes tende ti je I fundit je baras me nje zero te madhe Je ledhatuar si djali I vetem I Sali Berishes.P.D ka djem dhe vajza qe kan punuar me
    Perkushtim qe nga themelimi i saj nuk jane perkrahur se kane punuar drejte jo servil Qe te hedhesh balte m I qeverisjen e sotme Populli do te ndershkoj Jane faktet konkrete qe shqiperia ka ndryshime shume me qeverisjen tuaj.po te jap shembulla konkrete. Kur erdha ne shqiperi nuk mbaroje asnje pune ne zyrat e shtetit qe drejtoje ti Luli nuk po te drjetohem me ju sepse nuk meritoni se je shume I vogel nga cdo pikpamje kam shkuar ne gjendjen civile per ta marre nje certificate ne vitin 2012 me sorollaten aq ss sa me me fund me kerkuan hapur leke po keshtu edhe me spital Ne vitin 2016erdha perseri bashke me djalin fI cili kishte 17vjet pa ardhur ne shqiperi U semura shkova me spital ne utgjence tek infektivi I them djalit mere para me vete se do na kerkojne para I thash ku mbritem ne ambulance u cuditem u ndjeva shume e kenaqur per sherbimin e shpejte dhe cilesor pa nje leke aty erdhen shume po nuk pashe te jepet leke nuk mind ta krahasosh kurr kurre me qeverisjen tuaj mos flisni budaliqe Te meta ka ne cdo vend te botes Ju e E ulet shqiperin pa asnje arsye Ju vani per pushtet jeni mesuar te shtypni dhe te cfrytezoni popullit e varfer Ore Lul ti nuk ke asnje vlere as gruaja note nuk te respektoj Duke refuzuar Shtetesin Shqiptare Shko me mire prane gruas dhe femijes Mos e quaj veten se je mbaruar Shkollen ne perendim ata kane cilesi te Tetjera Ti nuk I afrohesh kurre kjo u vertetua nga fjalimi jote banal Populli te ka pare dhe te njeh mire se cili je dhe sa vlene Ty nuk te dhimset populli Kure
    Se populli nuk u varfrua per tre vjete Lul efendi Qeveria juaj shkatroj Uzinat , kombinatet qe skan te numeruar ato ishin munda dhe djersa e popullit me dhemb shpirti kur kujtoj Kombinatet e tekstileve Tirane be berat Trkotazhi I korces Uzina e traktorve
    Uzina e telave Shkoder e shume te tjera si keto ku shkuan I hodhet me ere Dhe sot Rinija ka ngelur pa Pune Kerkoj logari Berishes se ka qene ne drejtim 25 vjet qe ka drejtuar

  14. Shqiptari says:

    Ik o Keti mos na bej si llafolloge. Teoriciene e madhe ti. Të pamë në Shkodër, mezi mblodhe votat e familjes tende. Tani do i mbushesh mendjen gjithë Shqipërisë.

    1. Qytetari says:

      Mblodhi aq vota sa nje kandidat i majte s’kish pare as ne enderr, por ca tu besh budallenjve si ti se do behej Shkodra enderr. Ja shiko Tiranen cfare ndryshimi me Erionin. Njeri s’te bejne leket por idete.

  15. I Pashprese says:

    Po nuk u largua kjo bande serbe nuk behet Shqiperia.

  16. Simon says:

    Bravo, shkrim I thjeshte dhe shkurt I sakte. Shqiptari ! O …Ari, mos devijo temen. Nje pyetje kam une I ” varfri “; arsyeja numer 1, thelbi I thelbit te kesaj proteste,(yyyy as leek Jane hudh), eshte zgjedhje te lira dhe te ndershme. Dakort deri ketu. Pyetja eshte ne keto 27 vite pluralizem sa zgjedhje te pergjithshme ka organizuar KM.Rama, dhe sa zgjedhje ka organizuar rrushi Lul me the tijte ? Beni bilancin dhe krahasimet perkatese dhe nxirrni perfundimin. Mjere mileti qe po vuan per buken e gojes. U zente haku i fukarenjve. U ndricofte mendja miletit tju jape ate qe vertete meritoni, drejtesine e vertete ate qe ju kerkoni ne emer te tij. Ne mos nga mileti u ardhte nga i madhi Zot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje